Studiuesit thonë se demencia nuk ka të bëjë vetëm me gjenetikën dhe ka hapa që mund të ndërmerrni për të zvogëluar rrezikun për t’u prekur nga demencia.
Dikur mendonim se demencia ishte një kthesë mizore e fatit. Gjendja ishte e lidhur kryesisht me mosfunksionimin e gjenetikës duke bërë që truri i njerëzve të përkeqësohej në mënyrë drastike kur plakeshin, duke çuar në probleme me kujtesën, të menduarit, gjuhën dhe aftësinë për të kryer detyrat e përditshme. Shkenca tani po na tregon ndryshe. Ndërsa gjenetika dhe faktorë të tjerë të pakontrollueshëm njihen ende si faktorë të rëndësishëm pse disa njerëz preken nga demencia, dy hulumtime të mëdha tregojnë se stili i jetës gjithashtu luan një rol të rëndësishëm.
Një studim i botuar në Revistën mjekësore “Lancet” identifikoi faktorët kryesorë që kontribuojnë në shfaqjen e demencës. Gjithashtu, një përmbledhje e botuar në “Revista e neurologjisë, neurokirurgjisë dhe psikiatrisë” analizoi 395 studime dhe arriti në përfundimin se strategji të caktuara mund të shmangin sëmundjen.
Nuk ka shërim për demencën dhe as ilaçe në dispozicion për të parandaluar atë. Si rezultat, demencia tani është shkaku i dytë më i madh i vdekjeve.
“E vetmja mënyrë si mund të parandalojmë të prekemi nga demencia është të kemi një stil jetese ndryshe nga ajo që bëjmë në përgjithësi. Nuk është kurrë shumë herët ose tepër vonë për të bërë ndryshime në stilin e jetës dhe sjelljet tona në mënyrë që të parandalojmë demencian.” tha Brian Lawlor, profesor i psikiatrisë në Trinity College Dublin, i cili beson se të dy studimet e publikuara janë të vlefshëm pasi bazohen në të dhëna epidemiologjike.
Ne kemi fuqinë të përcaktojmë fatin tonë dhe të punojmë që tani që mos të prekemi nga demencia kur të plakemi.
Mbani një peshë të shëndetshme në moshën e mesme
Studimi në “Lancet” zbuloi se të paturit e një indeksi të masës trupore (BMI) më të lartë se 30 rrit rrezikun e një individi për tu prekur nga demencia me 60%. Kjo mund të jetë sepse yndyra e trupit çliron kimikate që shkaktojnë një grumbullim të proteinave amiloid-beta në tru. Kjo proteinë shoqërohet me Alzheimer dhe sëmundje të tjera kronike si hipertensioni dhe sëmundjet kardiovaskulare që rrisin rrezikun e Alzheimerit.
“Një BMI e lartë lidhet gjithashtu me nivele më të ulëta të stërvitjes, të cilat mund të kontribuojnë në rrezik”, thotë Lawlor.
Të qenit nën peshë është një faktor tjetër rreziku. Sipas studimit të botuar në “Journal of Neurology, Neurosurgery dhe Psychiatry”, humbja e muskujve në jetën e mëvonshme mund të çojë në nivele të ngritura të inflamacionit në trup dhe të përshpejtojë dëmtimin e qelizave të lidhura me moshën në tru. Ai gjithashtu mund të zvogëlojë metabolizmin e energjisë.
Mbajtja e një BMI ndërmjet 18.5 dhe 24.9 është mënyra më e mirë për të shmangur secilën nga këto rezultate. Nëse ju duhej edhe një arsye tjetër për të lëvizur trupin tuaj, “Lancet” zbuloi se njerëzit joaktivë kishin 40% më shumë gjasa të prekeshin nga demencia.
Shmangni diabetin
Sipas “Lancet”, njerëzit me diabet tip 2 kanë një rrezik 50% më të lartë për tu prekur nga demencia.
Të hash një dietë të ekuilibruar dhe të ushtrosh rregullisht është provuar se minimizon shanset e tua për të pasur diabet. Shmangni presionin e lartë të gjakut Studiuesit e Lancet zbuluan se presioni i lartë i gjakut rriti rrezikun me 60% për të pasur demencia në të ardhmen.
“Me kalimin e kohës, presioni i lartë i gjakut ngushton enët e gjakut dhe ul furnizimin me gjak në tru, duke rritur rrezikun e demencës”, thotë Lawlor.
Dieta dhe ushtrimet mund të ndihmojnë me këtë, veçanërisht nëse pakësoni kripën, kafeinën dhe alkoolin.
Mos e injoroni presionin e ulët të gjakut
A ndiheni shpesh të trullosur kur ngriheni në këmbë? Kjo mund të jetë për shkak të presionit të ulët të gjakut, që do të thotë se trupi nuk është në gjendje të mbajë furnizimin e mjaftueshëm të gjakut në tru.
“Ky furnizim i zvogëluar i gjakut mund të çojë në probleme të mëdha me kalimin e kohës,” thotë Lawlor.
Shikoni nivelet e homocisteinës
Studime të shumta tregojnë se njerëzit me Alzheimer kanë nivele të larta të homocisteinës në trurin e tyre. Ky është një aminoacid i prodhuar nga prishja e proteinave dhe prania e tij zvogëlon numrin e antioksidantëve në tru. Këto antioksidantë mbrojnë qelizat e trurit dhe truri do të përkeqësohet nëse ka shumë pak prej tyre.
Mbani trurin të stimuluar
Një studim i kryer nga studiuesit në Universitetin Rush në Çikago në vitin 2007 zbuloi se njerëzit që e mbajnë trurin e tyre aktiv kishin një rrezik më të ulët të zhvillimit të demencës.
“Stimulimi mendor rrit lidhjen e qelizave nervore, gjë që është e rëndësishme pasi prishja e qelizave nervore çon në demencia”, thotë Lawlor.
Mbroni kokën nga lëndimet
Lancet arriti në përfundimin se dëmtimi i trurit rriti rrezikun për t’u prekur nga demencia e me 80%. Kjo është arsyeja pse të gjithë duhet të mbajmë helmeta kur ecim me biçikletë ose kur luajmë sporte të rrezikshme. Ruani shëndetin mendor
Nuk dihet nëse depresioni është një shkak apo simptomë e demencias por sipas Lancet, depresioni rrit rrezikun e demencias me 90%. “Kjo tregon se sa e rëndësishme është të shikosh njerëzit e moshuar me depresion që shfaqin humbje kujtese.” thotë Lawlor.
Bëni jetë aktive
Lancet tregon që 4% e rasteve me demencia mund t’i atribuohen izolimit shoqëror. Studiuesit rekomandojnë që politikat e shteteve duhet të inkurajojnë aktivitetin shoqëror gjatë gjithë jetës për të gjithë.
Edukoni veten
Në vitin 2010, studiuesit në Universitetin e Kembrixhit zbuluan se sa më shumë arsim të kishin njerëzit, aq më lehtë i prekte demencia. Duke parë që njerëzit me demencë humbin sa një e treta e trurit, arsimi mund ti bëjë më elastik ndaj sëmundjes.
Kujdesuni për dëgjimin
Humbja e dëgjimit në moshën e mesme përbën 8% të rasteve të demencias, sipas Lancet.
“Kjo bazohet në një studim irlandez në 2018 që zbuloi se humbja e dëgjimit në lidhje me moshën ishte e lidhur me demencian.” thotë Lawlor. Aparatet e dëgjimit mund të ndihmojnë në minimizimin e këtij rreziku.
Çlodhuni
Studime të tilla si “Studimi 30-vjeçar CAIDE”, i cili u botua në vitin 2017, kanë treguar se njerëzit e moshës së mesme me nivele të larta stresi kanë shumë mundësi të preken nga demencia.
“Ndoshta është e pamundur të shmangni stresin plotësisht, por menaxhimi i stresit dhe meditimi mund të jenë të dobishëm”, thotë Lawlor.
Pini në mënyrë të moderuar
Pirja e tepruar e pijeve alkolike mund të shkaktojë demencia. E mira është që të pini pak dhe pijen ta shoqëroni me ushqim.
Ndaloni pirjen e duhanit
Nëse keni nevojë për një arsye tjetër për të lënë duhani, këtu është një: Pirja e duhanit rrit rrezikun e demencës me 60%.
Shmangni vendet ku ka ndotje ajri
Lancet zbuloi se njerëzit që jetojnë pranë zonave të populluara kishin 10% më shumë mundësi të prekeshin nga demencia. “Studimet e publikuara nga Revista Lancet dhe Revista e Neurologjisë, Neurokirurgjisë dhe Psikiatrisë përmbledhin provat më të mira në dispozicion nga shumë burime shkencore në të gjithë botën”, thotë Lowlor.
Duke ndjekur këto hapa, ne mund të përmirësojmë shëndetin e trurit tonë për një kohë të gjatë.
Burimi: Irishexaminer. Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.