Futboll

Ndizet atmosfera e derbit, Tirana e Partizani fillojnë ‘thumbimet’

Jemi vetëm dy ditë larg nga derbi i madh i kryeqytetit, Tirana-Partizani. Pas një viti mungesë, dy skuadrat me historinë më të lavdishme në kampionatin shqiptar do të zbresin në fushë për të sfiduar njëra-tjetrën. Do të jetë derbi numër 149 në kampionat dhe merr një peshë të veçantë, për shkak do të jetë i pari që do të luhet, pasi të dyja skuadrat kanë rënë nga Kategoria Superiore të paktën një herë.

Që prej disa ditësh në kryeqytet kishte filluar ajo atmosfera karakteristike e prag-derbit. Njerëz që dalin me bluza të ekipeve në rrugica, në sfond nëpër makina dëgjohen më shpesh këngët e të dyja skuadrave apo edhe medie gjithmonë e më shumë flitet për këtë ndeshje që merr vëmendjen e të gjithëve, atyre që janë tifozë, por edhe atyre që nuk e ndjekin futbollin.

Për ta nxitur akoma dhe më shumë këtë atmosferë, kanë menduar vetë klubet. Në rrjetet sociale, Partizani dhe Tirana kanë postuar video që iu bëjnë thirrje tifozëve për të mbushur “Selman Stërmasin”. Në dy videot e postuara si nga Tirana dhe Partizani nuk mungon ironia, madje edhe sarkazma.

I pari që e ka hapur këtë “luftë” në rrjetet sociale, ishte Partizani që në videon e tij ka mbledhur pjesë nga një film shqiptar dhe momente nga tifozët e “kuq” në shkallët e “Selman Stërmasit”.

Video e Partizanit:

https://www.facebook.com/partizaniclub/videos/280722555985073/

Por vetëm pak minuta ka vonuar përgjigja e klubit bardheblu. Në videon e Tiranës jepen disa pamje të tifozëve ultras në shkallët e stadiumeve.

Video e Tiranës:

https://www.facebook.com/kftirana.al/videos/268527990443901/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë