Lajme

Dhimbje për largimin e Xhevdet Ferrit

Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare, aktori i mirënjohur shqiptar, Xhevdet Ferri. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Aktori ka luajtur në role protagoniste dhe dytësore në mjaft filma, por deri vonë ka qenë edhe pjesë e pashkëputur e teatrit.

Xhevdet Ferri do të mbahet mend sidomos për rolin e Trimit në filmin “Përrallë nga e kaluara”, të Sakos në filmin “Dasma e Sakos”, rolin e shoferit në filmin “Gjoleka, djali i Abazit”.

Xhevdet Ferri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960, është aktor shqiptar, bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si Dhe vjen një ditë, Vitet e pritjes,Gjoleka djali i Abazit,etj. Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student.

Xhevdet Ferri lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit”, etj. Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student.

Në 1982 u diplomua në Akademinë e Arteve dega e dramës dhe më pas mbetet pedagog i mjeshtërisë së aktorit në këtë Akademi. Vazhdon karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademie.

Në vitin 1985 do të bëhet i njohur me interpretimin e rolit të Agronit në filmin “Hije që mbeten pas”. Në mishërimin që i bëri figurës së Gorit në filmin tjetër “Dhe vjen një ditë”, me të cilin u nderua me medaljonin e festivalit, me 1986, bie në sy cilësi të tjera interpretuese, si natyrshmëria, qetësia dhe thjeshtësia shoqëruar nga karakteri drejtpërdrejt i të vepruarit.

Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, duke e marrë sërish këtë post në vitin 2006, ndërsa në vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombetar. Është specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford. Në periudhën kohore 1996 – 1998 ishte deputet i PD-se në Kuvendin popullor. Në vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe kryetar i parë i kësaj shoqate.

Politikanë dhe kolegë të Xhevdet Ferrit reaguan me pikëllim pas marrjes së lajmit për ndarjen e tij nga jeta. Presidenti Ilir Meta e vlerëson për veprën që la pas.

“Mjeshtri i Madh i filmit, por edhe i teatrit, Xhevdet Ferri do të mbahet mend përherë për rolet dhe personazhet karakteristike, të luajtura me aq talent dhe mjeshtëri të rrallë, për të cilat meritoi të gjithë respektin, vlerësimet dhe simpatinë, nga shumë breza, duke na lënë pas një trashëgimi të vyer në kinematografi”, shkruan ndër të tjera ai.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2747146455331610

Kryeministri Edi Rama komentoi me pak fjalë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vlerësoi kontributin që ka dhënë Xhevdet Ferri në lartësimin e dinjitetit njerëzor.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157346707351523

“40 vjet në skenë e shndërruan Xhevdet Ferrin në një simbol të artit shqiptar, në një kontributor të palodhur të artit të mirë që bënte bashkë Durrësin e Tiranën, provincën e metropolin, në një kontributor të atij arti që aq shumë u duhet shqiptarëve në rrugën e vështirë drejt lartësimit të dinjitetit njerëzor”, shkruan Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2893446420706520

Regjisori Saimir Kumbaro thotë se Shqipëria humbi një njeri të madh dhe aktor të talentuar.

“Është humbje, humbje, por përmes filmave do të jetë gjithmonë me ne", thotë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë