Para

Ndalon rritja e yield-eve të bonove 12-mujore

Banka e Shqipërisë ka publikuar rënien e nivelit të yield-eve të bonove 12 mujore. Yield-i mesatar i ponderuar qëndroi në të njëjtin nivel si 3 muaj më parë në ankand, 1.99%.

Yield-i mesatar i ponderuar i boneve 6 mujore u rrit në 1.58% nga 1.35% që ishte në ankandin e mëparshëm.

Raportet mes kërkesës dhe ofertës në tregun e bonove janë pothuajse të barabarta. Nga rreth 12.2 miliardë lekë bono 12-mujore të nxjerra në shitje nga Ministria e Financave, kërkesat totale të paraqitura arritën në 13.6 miliardë lekë. Në ankandin e bonove 6-mujore kërkesat totale në ankand ishin vlerë të ekuilibruar me shumën e shpallur. Ministria e Financave do të shesë vetëm 1 miliardë lekë nga 1.2 për ta mbajtur më të ulët yield-in.

Huamarrja në tregun e brendshëm financiar parashikohet të rritet në tremujorin e parë të këtij viti, në vlerën e 96.7 miliardë lekëve, rreth 23% më e lartë krahasuar me tremujorin e fundit 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë