Lajme

Ndahet nga jeta Shyqyri Rreli, ish-trajneri i Kombëtares

Futbolli shqiptar ka marrë një lajm të hidhur ditën e sotme, teksa është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare ish-trajneri i Kombëtares, Shyqyri Rreli. Një nga trajnerët më të mëdhenj shqiptar, Rreli e ka kaluar pjesën më të madhe te karrierës te Dinamo, ndërkohë që është aktivizuar edhe me Tiranën dhe Erzenin.

Ka drejtuar kombëtaren, ku do të mbahet mend si trajneri i atij brezi të shkëlqyer të futbollistëve si Arben Minga, Shkëlqim Muça, Mirel Josa, Perlat Musta, Sulejman Demollari, Agustin Kola etj, të cilët mposhtën Belgjikën. Ka drejtuar edhe kombëtaret Shpresa, 17 Nëntorin (sot KF Tirana), Teutën dhe Shkumbinin, ku Shpresa u rendit në 8 më të mirat në EURO 1984.

Ai është vlerësuar gjithashtu edhe me çmimin “Mjeshtër i Madh” nga ish-president Alfred Moisiu, kurse më pas Bamir Topi, në vitin 2017, i dha çmimin “Nderi i kombit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë