Mendim

NATO në alarm: Rusia po rrezikon sigurinë e Ballkanit!

Raportet se Kremlini ka shpërndarë një sërë agjentësh të lidhur ngushtë me parti politike në të gjithë Ballkanin, duke se kanë alarmuar edhe NATO-n, e cila pritë të mbajë dy samite duke e vënë theksin tek siguria e vendeve të rajonit.

Komandanti Suprem i NATO-s në Europë ka ngritur se fundmi alarmin se situata e sigurisë në Ballkan është shumë e brishtë, duke paralajmëruar se vendet e rajonit janë shënjestra kryesore të ndikimit malinj të Rusisë.

Deklaratat e Curtis M. Scaparrottit, po ashtu komandant i forcave të SHBA-së në Europë erdhën gjatë një dëshmie para komitetit të Forcat e Armatosura të Senatit amerikan.
Sipas Scaparrottit, Ballkani është një rajon me rëndësi strategjike si për Perëndimin ashtu edhe aktorët e tretë si Rusia dhe Kina. Në dëshminë e tij para komitetit për Forcat e Armatosura, gjenerali amerikan, ka thënë po ashtu se Rusia është konkurrenti më i madh strategjik në Ballkan, që i sheh Shtetet e Bashkuara dhe Aleancën e NATO-s si kërcënim kryesor për ambiciet e saj gjeopolitike.

“Moska synon të shtrijë ndikimin në vendet periferike, për të minuar solidaritetin e NATO-s dhe për të shkelur rregullat në të cilat bazohet rendi ndërkombëtar” ka thënë gjenerali amerikan.

Curtis M. Scaparrottit,

Sipas tij, përpjekja e fundit e Moskës për ndërhyrje duke se do të vije më rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve dhe arritjen e një zgjidhje afatgjate që është e zbatueshme për dyja vendet janë aktualisht në pritje. Rusia e ushqen paqëndrueshmërinë rajonale në përpjekje për të parandaluar vendet e Ballkanit në përparimin e tyre drejt integrimit euroatlantik” ka thënë gjeneral Scaparrotti, duke nënvizuar faktin se Rusia e kundërshton njohjen e Kosovës si shtet sovran ndërkaq përmes ndihmës politike, ushtarake dhe ekonomike mundohet të ruajë ndikimin e saj në Serbi.

“Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR), e cila përfshin mbi 3,500 trupa nga vendet anëtare të Aleancës luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në këtë rajon” ka thënë Scaparrotti. Në fakt KFOR-i ka bazën e saj që nga viti 1999 dhe së shpejti aleanca do të fillojë ndërtimin e një baze ajrore në Kuçovë. Ky rimilitarizim mund të krijojë tensione serioze në rajon, pasi çështjet ushtarake dhe kufitare janë ato që tërheqin më së shumti vëmendjen e Kremlinit.

Shumë raporte të kohëve të fundit kanë theksuar kërcënimin rus ndaj shteteve ballkanike dhe baltike, pasi vizita e presidentit Vladimir Putin në Serbi, premtimet për investime atomike dhe sulmet e drejtpërdrejta ndaj influencës perëndimore duket se kanë alarmuar zyrtarët e NATO-s.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti serb Aleksandër Vucic

Aleanca transatlantike ka njoftuar se në fillim të shkurtit, ministrat e mbrojtjes së NATO-s do të mblidhen në një konferencë dhe se në prill, ministrat e jashtëm të të gjitha vendeve anëtare do të mblidhen sërish ne Bruksel. Sipas ekspertëve, këto takime pritet të rivlerësojnë rëndësinë strategjike të Detit të Zi dhe të Ballkanit, veçanërisht në dritën e ngjarjeve të fundit.

Këto ngjarje përfshijnë incidentin e kohëve të fundit të Krime, zbulimet e ndërhyrjes së Rusisë në Maqedoni, Greqi dhe Mal të Zi, për të parandaluar që Podgorica dhe Shkupi të hyjnë në NATO dhe që të arrijnë paqe me fqinjët. Njëkohësisht, Moska është kthyer në një kërcënim për shtetet bregdetare të Detit të Zi, të cilat janë të gjitha anëtarë të NATO-s.
Sipas burimeve të revistës prestigjioze “Time” gjatë dy samiteve, zyrtarët e NATO-s pritet të diskutojnë për shtimin e pranisë ushtarake në Ballkan dhe në Detin e Zi.


Këto samite vijnë pak pasi inteligjenca amerikane ka ngritur alarmin se Ballkani rrezikon të zhytet në konflikt të hapur ushtarak. Në një raport për kërcënimet në botë për vitin 2019, komuniteti i Inteligjencës së SHBA-së vlerëson se mundësia e një konflikti të hapur ushtarak dhe ndikimi i Rusisë, mbeten kërcënimet kryesore për sigurinë e Ballkanit Perëndimor për këtë vit.

“Rusia do të tentojë të shfrytëzojë tensionet etnike”, thuhet në raportin e publikuar të enjten nga mediat amerikane. “Ballkani Perëndimor do të mbetet ende një rrezik për shpërthimin e dhunës së nivelit të ulët ndoshta edhe të ndonjë konflikti të hapur ushtarak gjatë vitit 2019. Rusia do të përpiqet të shfrytëzojë tensionet etnike dhe nivelet e larta të korrupsionit për të penguar vendet e këtij rajoni që të lëvizin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe NATO”, thotë raporti. Sipas inteligjencës amerikane, rreziku i një konflikti në rajon vjen pjesërisht edhe për shkak të “armatosjes” së rajonit pasi trendi botëror i rritjes së shpenzimeve ushtarake u vërejt në të gjithë globin dhe po reflektohet edhe në Ballkan.

Ekspertët thonë se kërcënimet ndaj shteteve të Ballkanit dhe atyre Detit të Zi dhe nuk janë vetëm ushtarake, por edhe politike. Sipas tyre, Moska po përdor çdo instrument jo-ushtarak në arsenalin e saj për të nxitur tensionin midis serbëve dhe myslimanëve në Serbi dhe Bosnje. Avionët ushtarake rusë po kryejnë një sërë fluturimesh mbi Rumani, duke kërcënuar sidomos platformat e energjisë në Detin e Zi. Por lëvizja më dramatike erdhi rreth një muaj më parë, kur Moska dërgoi armët bërthamore në zonën e Detit të Zi, në përpjekje për të trembur qeveritë europiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë