Shkencë

NASA kap në foto Diellin që po ‘buzëqesh’

Një satelit i NASA-s ka kapur një imazh të Diellit ku ai duket sikur po buzëqesh.

 “Sot, Observatori Dinamik Diellor i NASA-s e kapi diellin duke ‘buzëqeshur’”, shkroi agjencia hapësinore amerikane në Twitter.

Vrimat në sipwrfaqen  e Diellit që krijojnë fytyrën që duket sikur po buzëqesh, janë vrima koronare dhe janë vende ku era diellore lëviz me shpejtësi në hapësirë, ka shpjeguar NASA.

Observatori Dinamik Diellor i NASA -s është një mision që vëzhgon Diellin që nga viti 2010, duke vëzhguar aktivitetin diellor dhe të dhëna të tilla si fusha magnetike dhe prodhimi i energjisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë