Treg

Nagel: BQE mund të mos rrisë më normat e interesit, i kënaqur me politikën monetare

Banka Qendrore Europiane(BQE) mund të jetë duke iu afruar fazës së fundit të ciklit të saj historik të rritjes së normave të interesit, sipas anëtarit të Këshillit Drejtues Joachim Nagel.

Ndërsa rritja e kostove të huamarrjes nuk ka mbaruar dhe inflacioni bazë ende duhet të zbutet, shefi i Bundesbank tha të mërkurën(10 maj) se ai është shumë i kënaqur me politikën monetare të BQE.

“Ne po i afrohemi shtrirjes së brendshme në kuptimin që po arrijmë në atë zonë në politikën monetare që konsiderohet kufizuese,” tha ai për radion Deutschlandfunk. 

"Unë jam i bindur se politika monetare po tregon efektin e saj."

Nagel e përshkroi vendimin e javës së kaluar për të ngadalësuar ritmin e shtrëngimit ndërsa njoftoi një ndalim të riinvestimit në kuadër të Programit të Blerjes së Aseteve si lëvizjen e duhur, megjithëse nënvizoi se puna nuk ka përfunduar.

"Ne nuk kemi mbaruar ende me rritjen e normave," tha ai. “Ka ende punë për të bërë. Duhet të qëndrojmë kokëfortë.”

Banka Qendrore Europiane (BQE) ka rritur me 4 maj normat e interesit me 0.25%– më pak se rritjet e mëparshme – në një shenjë se kostot e huamarrjes në Eurozonë, mund të arrijnë së shpejti kulmin e tyre.

Bankat qendrore në të dy anët e Atlantikut, kanë rritur në mënyrë dramatike normat, që nga viti i kaluar, si përgjigje ndaj rritjes së inflacionit. Por, me presionet e çmimeve, që kanë rënë nga kulmi i tyre dhe një krizë kredie që po afrohet, shumë ekonomistë mendojnë se cikli i shtrëngimit të normave po i afrohet fundit.

Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë