Tashmë është duke u kthyer në një trend, futbollistët me origjinë shqiptare pasi shënojnë gola festojnë duke bërë shqiponjën. I radhës që ka bërë shqiponjën është Shkodran Mustafi. Mbrojtësi 26-vjeçar i Arsenal ishte autor i golit të parë për “topçinjtë”, i asistuar nga shqiptari tjetër Granit Xhaka.
Mustafi që luan me përfaqësuesen e Gjermanisë me duart e tij bëri shqiponjën duke u drejtuar nga Granit Xhaka, i cili një festim të ngjashëm e kishte bërë pasi shënoi në kampionatin botëror, “Rusi 2018” me Zvicrën.
Por, pa kaluar shumë orë pas këtij gjesti, ka ardhur reagimi nga mediet serbe që e cilësojnë këtë veprim për mbrojtësit 26-vjeçar një provokim. Festimi i golave me simbolin e shqiponjës cilësohet si provokim për “Shqipërinë e Madhe” dhe gjest politik.
Mediet angleze kanë shkruar se për Shkodran Mustafin mund të ketë edhe penalitete nga federata angleze e futbollit. Gjesti i Mustafit konsiderohet si politik dhe se për këtë arsye mund të ketë dënim për mbrojtësin me origjinë shqiptare. Dënimi i pritshëm për mbrojtësin 26-vjecar është dy deri në tre ndeshje pezullim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.