Treg

Musk vendos të shesë Bitcoin që posedon, duke e ulur më shumë vlerën e kriptomonedhës

Drejtori i Tesla, Elon Musk pasditen e së dielës nënkuptoi se do të shiste të gjitha Bitcoin që mbante kompania duke e ulur edhe më shumë vlerën e kriptomonedhës.

Në pak orë, Bitcoin ra me 8% të tjera duke arritur në vlerën e 44 mijë dollarëve për monedhë.

Mundësia për të shitur Bitcoin vjen pas të gjithë urrejtjes që Musk po merr, pasi njoftoi se Tesla do të hiqte dorë nga Bitcoin. Tesla hoqi dorë nga Bitcoin pasi dëmtonte ambjentin me anë të energjisë së madhe që shpenzon.

Musk ka qenë gjithmonë mbështetës i madh i kriptovalutave duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen e tyre, sidomos të Bitcoin. Në shkurt të vitit 2021, Musk njoftoi se Tesla bleu 1.5 miliardë dollarë vlerë të BTC.

Fillimisht, Musk pati njoftuar se ai nuk do të shiste Bitcoin që posedon në kompani.

Javët e fundit Musk ktheu anën nga Dogecoin, një kriptomonedhë krijuar nga vetë ai në formë shakaje, por që gjithashtu pësoi rënie pas ngjarjeve në seri të javës së kaluar.  

Burimi: CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë