Treg

Musk thotë se Tesla do të pranojë pagesat me Dogecoin për mallra

Tesla do të pranojë Dogecoin, kriptomonedhën e bazuar në meme si pagesë për mallrat e saj, siç janë mini modelet e automjeteve elektrike, tha shefi ekzekutiv Elon Musk në një postim në Twitter të premten(14 janar).

Lëvizja, e cila çoi çmimet e Dogecoin 14% më të larta, vjen një muaj pasi Musk tha se Tesla do të testonte tokenin digjital si një opsion pagese.

Musk, një përkrahës i zëshëm i kriptomonedhave, ka ndikuar shumë në çmimet e Dogecoin dhe Bitcoin dhe në një moment tha se kompania do të pranonte Bitcoin për blerjen e makinave të saj përpara se të anulonte planet.

"Disa kanë vërejtur se mallrat për Doge po shiten edhe më shpejt sesa për dollarë. Ky lajm është një ilustrim i mirë i depërtimit të vazhdueshëm të kriptove në kulturën e korporatave," tha Alex Kuptsikevich, analist i lartë financiar.

Tweetet e Musk për Dogecoin, përfshirë atë ku ai e quajti atë "kriptopopullore", e kanë kthyer monedhën digjitale të panjohur, e cila filloi si një shaka në mediat sociale.Tweet-i i tij në mes të janarit e rriti kriptomonedhën më shumë se 20%.

Çmimi i monedhës u rrit me rreth 4.000% në 2021.

Tesla zbuloi vitin e kaluar se kishte blerë 1.5 miliardë dollarë Bitcoin dhe Musk gjithashtu ka thënë se zotëron disa Bitcoin dhe Dogecoin.

Tesla po përballet me një konkurrencë intensive pasi prodhuesit e vjetër të automjeteve si Ford Motor dhe startup-et duke përfshirë Rivian Automotive (RIVN.O) janë vendosur të lançojnë makinat e tyre elektrike këtë vit.

Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë