Treg

Nafta falas, fermerët me toka të copëzuara mund të ankohen

Ka pak ditë që ka nisur zyrtarisht të funksionojë skema e shpërndarjes së naftës flas për fermerët por shqetësimet kanë gjetur rrugën të mbërrijnë deri në Qeveri.
Disa banorë të Komunës Pustec në Pogradec thanë se ata zotërojnë tokë bujqësore në sipërfaqen prej të paktën 1 mijë metra katrorë por i kanë të copëzuara sepse zona aty është malore dhe ata nuk e plotësojnë njërin nga parakushtet e qeverisë për të përfituar.
Një kusht tjetër është që sipërfaqja e mbjellë të jetë jo më të vogël se 0.4 hektarë, pra jo më të vogël se 4000 metra katrorë dhe fermeri të ketë NIPT. Por nëse kriteri i fundit mund të plotësohet dy të tjerët është e vështirë për këtë zonë.
Pyetur nga Gazeta ‘’Si’’ për këtë situatë dhe nëse e është e ngjashme në zona të tjera të vendit Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi në krah të kryeminstrit Rama në daljen javore publike tha” se rastet janë të studiuara nga grupi i punës”.
Megjithatë sipas zonjës Ekonomi kjo rast nuk tregon se kriteret janë vendosur në mënyrë ‘’kuturu’’, por duke u bazuar sesi janë të ndara sipërfaqet e tokës nga numri më i madh i fermerëve.
‘’Rastet e tokave të ndara në sipërfaqe të ndryshme janë shumë pak. Asnjë fermer që ka aplikuar dhe nuk përmbush kriteret sic janë vendosur nga Ministria nuk do të mbetet i pa trajtuar, në kuptimin e përgjigjes dhe mundësive që ai ka për të përfituar nga skema,’’ u shpreh ministrja Milva Ekonomi.
Sipas saj për çdo rast që nuk përfshihet në skemën përfituese do të ngrihet grupi i punës për ta shqyrtuar çështjen.
Por megjithatë mbeti pa shpjeguar se kur do të ngrihet grupi i punës dhe si ai e merr informacionin dhe vihet në lëvizje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë