Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi akuzoi kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla se tenton të tallet me protestuesit duke publikuar momente nga nisja e protestës për të treguar se janë të paktë në numër.
Duke folur në Kuvend, ai deklaroi se nuk mund të vazhdojë të tallet, duke i thënë se përballë nuk ka Sali Berishën, por rininë shqiptare.
“I them që Taulant, ki kujdes se përballë nuk ke më Saliun por rininë shqiptare, që për 43 ditë po brohoret për një Shqipëri të re”, tha ai.
Ndërkohë Balla replikoi me të duke i thënë se nuk mund të flasë në emër të popullit, pasi sipas tij, ka shkuar në Kuvend për shkak të dorëheqjes së një deputeti tjetër.
“Nuk ke asnjë të drejtë as politike dhe as morale që të flasësh në emër të popullit. Sepse në këtë sallë në emër të popullit ka një shumicë të caktuar nga vota. Ndërkohë që ti je aksidentalisht në këtë sallë se ke ardhur për shkak të dorëheqjes së një deputeti tjetër. Pra ke ardhur hajdutshme.
Unë nuk tallem me protestën. Protesta kur nisi ishte diçka e bukur. Kur nisi në emër të disa kërkesave që lidhen për mjedisin, por e kam thënë dhe vazhdoj ta them, nuk e di se sa mirë i ndiqni statuset e mia të orës 7, tregon se si kur hyri Saliu, hyri Gonja, Qorri, apo ndonjë tjetër, flamengot fluturuan dhe ngelën sorra si puna jote dhe e këtij tjetrit, dhe e Gones. “, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje