Politike

Kapri sulmon mazhorancën: U trembët nga vezët, rrethuat Parlamentin me blinda

Nga Gazeta ‘Si’- Seanca e sotme parlamentare ka nisur pa prezencën e deputetëve të PD.

Në foltore, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri komentoi praninë e shtuar të forcave të policisë dhe mjeteve të blinduara pranë Parlamentit, duke e lidhur këtë me protestat e fundit.

“Rikthehem në këtë sallë pas 20 ditësh përjashtim, që nuk e di përse ndodhi. Si mund të ndaloni një deputet të flasë për çështjet që ai kërkon. Nëse ju i thoni parlament këtij, nuk e di çfarë mund të them më tepër.

Teksa po vija në parlament, ishte rrethuar me policë, sepse ju u trembët nga vezët. Veza është akt civil, jo dhune. Dhe ata që kanë marrë përsipër vezët duhet të vijë turp. Edhe ata që janë mbushur koshat e plehrave me fotot e tyre.

Sidomos ty z.Balla, janë mbushur koshat me fotot tuaja. Qetësia e vetme që gjeni është në Bruksel, duke luajtur me letra. Ju me paratë e buxhetit paguani një këngëtar që është adhurues i Hitlerit”, tha Kapri mes të tjerash.

 Ai akuzoi mazhorancën se po cenon funksionimin e Kuvendit, duke deklaruar nga foltorja se kërkesat e tij për interpelancë dhe për pyetje-përgjigje janë anuluar në mënyrë të paligjshme.

Kapri tha se Parlamenti është kthyer në një institucion ku shkelen rregullat dhe Kushtetuta, ndërsa kritikoi edhe ministrin e Brendshëm për situatën në Policinë e Shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë