Bota

Motra e Kim Jong-un kërcënon të rrëzojë avionët spiunë amerikanë rreth Koresë së Veriut

Gazeta Si - Rishfaqet motra Kim Jong-un. Ndërsa i vëllai ka kufizuar daljet dhe deklaratat e tij publike për javë të tëra (analistët argumentojnë se ai e bën këtë sa herë që situata ekonomike në Korenë e Veriut përkeqësohet), super-këshilltarja Kim Yo-jong, bën të dëgjohet.

Dhe tërheq vëmendjen duke luajtur për të rritur tensionin me Shtetet e Bashkuara. Motra e Kim-it, thotë se "një incident tronditës është i pashmangshëm" nëse avionët spiunë amerikan vazhdojnë të fluturojnë në lindje të gadishullit Korean.

Incidenti i përmendur nga Kim Yo-jong do të ishte rrëzimi i një avioni amerikan. Dje Pheniani nisi avionët e tij përgjues për të pastruar hapësirën ajrore që e konsideron zonën e saj ekskluzive ekonomike: një rrip të thellë 200 milje detare (370 kilometra) nga brigjet e Koresë së Veriut.

Aeroplanët amerikanë janë larguar menjëherë nga fluturimi, por duket se u rishfaqën menjëherë rreth 400 milje në lindje të brigjeve, sipas propagandës veriore.

Në total, mbrojtja ajrore e Koresë së Veriut numëroi "tetë ndërhyrje amerikane të hënën më 10 korrik.

Sipas ligjit ndërkombëtar detar, ujërat territoriale të Koresë së Veriut shtrihen për vetëm 12 milje detare (22 km).

Pentagoni iu përgjigj kërcënimit se Shtetet e Bashkuara "si gjithmonë janë të përkushtuara për të fluturuar dhe lundruar në mënyrë të përgjegjshme dhe të sigurt kudo që lejohet nga ligji ndërkombëtar".

Në vitin 1969, koreano-veriorët rrëzuan një avion zbulues të marinës amerikane që fluturonte mbi Detin e Japonisë për të kontrolluar komunikimet.

31 ushtarakët amerikanë në bordin e “Lockheed L-1049 Super Constellation” u vranë. Pasuan ditë pavendosmërie të tmerrshme në Shtëpinë e Bardhë, ku më pas u ul presidenti Richard Nixon.

Pentagoni këshilloi hakmarrjen: nga rrëzimi i një avioni të Koresë së Veriut, deri te përdorimi i një arme bërthamore.

Në fund, amerikanët vendosën të mos reagonin me forcë, për të shmangur një luftë që mund të kishte përfshirë Bashkimin Sovjetik.

Henry Kissinger, i cili në atë kohë ishte Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, shkroi në kujtimet e tij: "Përgjigja jonë ishte e dobët, e pavendosur dhe e çorganizuar".

Edhe sot, propaganda e Phenianit ngre në qiell Hyon Ki Su, pilotin e avionit “Mig-21” që rrëzoi “Super-Constellation”, si "heroi që largoi bastardët imperialistë nga qielli".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë