Bota

Moti i keq në Ankona, 7 të vdekur dhe 3 të zhdukur

Moti i keq ka gjunjëzuar Marche-n, një provincë e Ankonës (Itali). Deri më tani mediat italiane raportojnë se 7 njerëz kanë vdekur dhe 3 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve janë një nënë dhe foshnja e saj.

Stuhia ka zgjatur rreth tre orë dhe sipas ekspertëve, ka rënë aq shi sa do të binte në një vit.

Njerëzve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi pasi edhe pse shiu ka pushuar, janë problem lumenjtë që kanë dalë nga shtrati.

Në zonat më problematike, shkollat janë mbyllur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë