Rusia i është kundërpërgjigjur akuzave të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për dëbimin e fëmijëve ukrainas nga Moska.
Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Sergei Makrov tha se ‘Gjykata Ndërkombëtare Penale është e papërgjegjshme’.
“Është një politikë e qeverisë ruse për të shpëtuar fëmijët, jo për t’i vjedhur ata”, tha ai, duke iu përgjigjur urdhrit të gjykatës për arrestimin e Putinit për rrëmbimet e dyshuara të fëmijëve.
Ai pretendoi se “fëmijët nuk u deportuan, por u zhvendosën brenda Rusisë, sepse Ukraina është pjesë e territorit rus. Prindërit u lejuan të vizitonin fëmijët e tyre çdo javë”, shtoi ai.
Ai tha se pret më shumë akuza nga ICC sepse është nën “kontrollin e plotë të Bashkimit Evropian” i cili do të vazhdojë të përhapë “lajme të rreme”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.