Keshilla

Mosha, alergjitë dhe disa nga shkaktarët më të zakonshëm për lëkurën e ndjeshme

Një lëkurë e ndjeshme mund të jetë një tmerr për këdo.

"Lëkura e ndjeshme ka një tendencë të irritohet, e cila mund të shfaqet si skuqje, pickim, djegie, kruajtje dhe ndonjë shqetësim tjetër", thotë Justine Hextall, dermatologe.

Çdo gjë, duke filluar nga mosha deri tek rutina e kujdesit të lëkurës mund të rrisë shanset për një nga shqetësimet e lartpërmendura. Edhe pse mund të duket sikur lëkura e ndjeshme është diçka që nuk dihet nga vjen, zakonisht ka një shkas dhe dermatologët rendisin shkaqe kryesore.

Pema familjare

Shkenca thotë që është në rregull “të fajësoni” prindërit për problemet e lëkurës sepse mund të lindni me një predispozitë gjenetike ndaj ekzemës, thatësisë, skuqjes, kruajtjes dhe alergjive. Lëkura e ndjeshme është një shenjë treguese e këtyre kushteve.

"Ata me lëkurë të ndjeshme mund ta kenë trashëguar këtë nga prindërit", thotë Hextall.

Përbërësit e kujdesit për lëkurën

Njerëzit me lëkurë të ndjeshme zakonisht janë më reagues ndaj sapunit, detergjenteve, alkoolit dhe aromave në produkte dhe përdorimi i atyre të gabuarve mund të rezultojë në një ndryshim të pH të lëkurës, duke shkaktuar një mori problemesh.

"Sapo njerëzit të kenë një reagim ndaj një përbërësi ose produkti, lëkura dëmtohet më shumë dhe kështu “hap rrugë” për më shumë probleme”, thotë Hextall.

Gjëja më e mirë që mund të bëhet në këto raste? Të njohësh cfaë të bën keq dhe të mundohesh ti shmangësh.

Alergjitë

Reaksionet alergjike të lëkurës janë të zakonshme dhe mund t’i ndodhin çdokujt, jo vetëm atyre me lëkurë të ndjeshme. Dermatiti i kontaktit, një lloj i pezmatimit të lëkurës, ka dy forma: dermatit kontaktues irritues, i cili zakonisht shkaktohet nga ekspozimi i zgjatur ndaj një substance irrituese, të tilla si një detergjent ose një tretës; dhe dermatiti alergjik i kontaktit, i cili është një reagim i vërtetë alergjik ndaj një substance.

Shkaktarët e zakonshëm të dermatitit mund të përfshijnë nikel, kimikate në bojën dhe aromat e flokëve, produktet në kremrat dhe produktet kozmetike.

Mjedisi

Lëkura jonë është organi më i madh në trupat tanë dhe faktorët e mjedisit mund të luajnë një rol të madh në mënyrën se si ajo “sillet”.

"Çdo gjë, nga rrezet UV, moti i nxehtë dhe i ftohtë dhe ndotësit deri tek uji, mund të ndikojnë në acarimin e lëkurës”, thotë Hextall.

Si me shumicën e gjërave në jetë, parandalimi është më i mirë se kurimi. Të gjithë e dimë: një krem ​​dielli ditor nuk mund të neglizhohet. Një tjetër domosdoshmëri është pastrimi i duhur për të hequr papastërtitë.

Sa qirinj ditëlindjeje që fryni

Mendoni se lëkura juaj është bërë më e ndjeshme gjatë viteve? Nuk jeni gabim.

“Ndërsa plakeni, lëkura humbet acidin hialuronik dhe vajrat, që do të thotë se qelizat nuk mund të mbajnë më aq ujë. Lëkura gjithashtu bëhet më e hollë, gjë që mund të rrisë ndjeshmërinë me kalimin e kohës ”, thotë Hextall.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë