Mendim

Mos vrisni Kalin e Betejës!

Nga Irena Beqiraj - Datë 5 Maj 2017, ditë e enjte mbasdite, në një konferencë për shtyp, kryetari i maxhorancës, njëherësh edhe Kryeminstër, deklaroi që Partia Socialiste tërhiqte Kandidatin për kryetar në Bashkinë e Kavajës, duke i anuluar zgjedhjet e 8 Majit për këtë bashki. Një vendim që i jepte në atë kohë një mundësi për reflektim opozitës së ngujuar në cadrën butaforike të republikës së re.

Një njeri i zgjuar, në mendimin tim modest, më i mencuri që njoha në ato qarqe, këmbëngulte për këtë tërheqje. “Duhet të tërhiqemi nga zgjedhjet e 8 Majit për Bashkinë e Kavajës, duke dhënë kështu një shenjë të qartë që maxhoranca nuk e sheh pushtetin si mjet për të treguar forcën, por një mjet me anë të të cilit siguron qetësinë dhe prosperitetin e vendit.”
Besoj të gjithë ju e mbani mend festën në cadrën e republikës së re pas këtij lajmi. Unë nuk mund ta harroj. Aty mësova se si një betejë e humbur ose e fituar mund të përshkruhet dhe interpretohet lehtë, por kurrësesi nuk mund të vlerësohet lehtësisht. Cdo fitore të vendos përballë sfidave të reja dhe më të mëdha dhe fituesi i vërtetë është ai që i tejkalon të gjitha.

Dekreti i Presidentit për anulimin e zgjedhjeve ka zëvendësuar zërin racional që kërkonte ndërnesh në datë 5 Maj 2017, që maxhoranca të tërhiqej. Shfrytëzojeni! Ndryshimi ndodh duke dëgjuar dhe duke filluar një dialog, pikërisht me njerëzit që në mendimin apo opinionin tuaj po bëjnë apo kanë bërë dicka tërësisht të padrejtë.

Edhe pse maxhorancë absolute, hiqni dorë nga qëndrimi prej shpëtimtarësh dhe gardianësh të Kushtetutës! Jeni vetëm interpretues të saj! Jeni vetëm zbatues të saj! Sado të zotë edhe të përkushtuar të jeni në mbrojten e saj, jeni në pamundësi për të vendosur që qëndrimi juaj është më i drejti. Nuk mund ta vendosni ju cfarë është e drejtë ose jo.

Vëtëm Gjykata Kushtetuese ka tagrin për të gjykuar nëse vendimi i Presidentit është i drejtë dhe në zbatim të kushtetutës. Gjykimi juaj, apo i kujdo tjetër në rastin më të mirë është vetëm qëndrim, në rastin më të keq paragjykim.

Djepin e Gjykatës Kushtetuese e kemi bosh. A mund ta zëvendësoni ju? Besoj që nuk do t’ia lejoni vetes këtë vetëvrasje politike.
Ju duhet të disiplinoni egon e zënë në kurthin e pushtetit të numrave. Ju duhet ta shikoni shtyrjen e datës së votimeve si një mundësi për të ofruar zgjidhje dhe zgjedhje. Ju duhet të jeni mendjehapur dhe të shihni që u është dhënë një mundësi e pastër për të shqyrtuar djalogun që është ofruar në 7 letra tanimë nga kryetari juaj; Të merrni përsipër të kryeni edhe funksionet e gjykatave, është njësoj si të vrisni "kalin tuaj të betejës", i cili është “një drejtësi larg politikës” .
Fitoret sot u takojnë atyre të cilët braktisin egot tepër mbizotëruese dhe joproduktive.

Shpresoj të këtë akoma gjykim të ftohtë ndërjush!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë