Keshilla

Mos pini alkool nëse jeni djegur nga dielli

Djegia nga dielli është një reagim akut në lëkurë pas ekspozimit të tepërt ndaj rrezatimit UV. Kjo shkakton dëmtim të drejtpërdrejtë të edpidermës, duke rezultuar në inflamacion dhe vdekjen e qelizave të lëkurës.

Anjali Mahto, një dermatologe dhe zëdhënëse e Fondacionit Britanik të Lëkurës, thotë se tek fëmijët dhe adoleshentët, rrezet e forta të diellit mund të dyfishojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës më vonë gjatë jetës së tyre, prandaj është thelbësore që fëmijët t'i mbani larg rrezeve të diellit. Nëse keni djegie lëkure duhet që menjëherë të largoheni nga dielli.

Mbuloni zonat e prekura me rroba të pambukta të lirshme që lejojnë lëkurën tuaj të ajroset. Përdorni ibuprofen, mund të ndihmoj në uljen e inflamacionit dhe lehtësimin e dhembjes.

Sigurohuni që pastaj ta freskoni lëkurën duke aplikuar një peshqir të lagur për 15 minuta, ose duke bërë dush, ku uji te jetë i vakët. Sigurohuni që dushi të ketë një rrjedhje të butë të ujit; nëse lëkura ka filluar të bëhet me flluska, atëherë mos e fshini lëkurën me peshqir, pasi mund ta irritojë më tepër atë, por thajeni butësisht me peshqir. Pas banjës ose dushit, përdorni një locion pa parfum për të zbutur lëkurën. Aloe vera gjithashtu mund ta zbusë dhe të veprojë si një anti-inflamator.

Djegia nga dielli shkakton humbje lëngjesh prandaj sigurohuni që të pini shumë ujë dhe lëngje, të cilat do të parandalojnë dehidratimin dhe do të ndihmojë trupin tuaj të shërohet. Alkooli duhet të shmanget rreptësisht, pasi alkooli nuk ndihmon në dehidratimin e trupit. Trajtojeni me kujdes lëkurën dhe qëndroni sa më shumë në hije

Trajtoni lëkurën tuaj me butësi ndërsa shërojnë, dhe qëndroni të mbuluar në hije.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë