Keshilla

Mos harroni të lani kutinë e lodrave tuaja kur pastroni, përmbajnë mikrobe

Ndërsa sezoni i gripit kthehet, mund të ndiheni sikur shtëpia juaj është plot me mikrobe. Është e rëndësishme të kuptohet se fëmijët e vegjël janë më të rrezikuar për të zhvilluar sëmundje serioze kur ekspozohen ndaj mikrobeve. Ruajtja e një mjedisi të sigurt dhe të pastër për fëmijët është thelbësor për shëndetin e tyre.

Është e nevojshme të pastrohen dhe dezinfektohen sipërfaqet që preken shpesh. Mikrobet që shkaktojnë sëmundje mund të jetojnë në sipërfaqe për disa javë. Kur preken sipërfaqet e kontaminuara, mikrobet e pranishme mund të futen në duart e fëmijëve dhe më pas të përfundojnë duke u transferuar në gojë, te të tjerët ose në ushqim.

Një nga mjediset ku rrinë më shumë mikrobet dhe që shpesh herë anashkalohet kur bëhet pastrimi i shtëpisë janë lodrat dhe kutitë e lodrave.

Universiteti Shtetëror i Miçiganit inkurajon prindërit që të ndjekin rekomandimet e mëposhtme për t'i mbajtur lodrat e fëmijëve të tyre të pastra dhe pa mikrobe.

Lodrat duhet të pastrohen dhe dezinfektohen rregullisht.

Çdo lodër plastike ose gome që hyn në gojën e një fëmije duhet të dezinfektohet dhe të thahet në ajër të pastër ose të lahet në një temperaturë të lartë (76 gradë Celsius). Sigurohuni që të kontrolloni udhëzimet e prodhuesit për të përcaktuar nëse lavapjata do të arrijë temperaturën e duhur për shpëlarjen përfundimtare.

Hidhni klor në një lavaman të madh dhe lërini lodrat në të për 5 minuta, më pas shpërlajini mirë dhe lërini të thahen në një sipërfaqe të pastër.

Për lodrat e buta, lajini paraprakisht për të hequr papastërtitë e dukshme. Më pas lajini me detergjent/zbardhues. Mund ti lani edhe në lavatriçe me 60 gradë duke hedhur zbardhues në lodrat që janë të bardha.

Thajini lodrat në një tharëse në temperaturë të lartë.

Ndërsa lodrat elektronike mund ti pastroni me peceta dezinfektuese, sidomos ato lodra që kanë butona.

Pastroni dhe dezinfektoni çdo ditë sipërfaqet që fëmijët prekin më shumë, edhe nëse ato nuk janë dukshëm të ndotura.

Lajini sipërfaqet me një peshqir një përdorimesh të lagur në detergjent dhe ujë të ngrohtë. Pastroni fort për të hequr papastërtitë dhe mikrobet.

Shpëlajini sipërfaqet me ujë të ngrohtë në të nxehtë për të hequr produktin e pastrimit.

Duhet kohë për të pastruar dhe dezinfektuar plotësisht lodrat e fëmijëve tuaj, por duke e bërë këtë rregullisht do të ndihmojë në minimizimin e përhapjes së mikrobeve dhe sëmundjeve në shtëpinë tuaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë