Keshilla

Mos dëgjoni plakat! S’duhet të hash sa për dy vetë gjatë shtatzënisë

Të jesh shtatzënë nuk do të thotë së duhet të hash sa për dy veta, ashtu siç mund të keni degjuar shpesh nga nëna, vjehërra apo ndonjë e komshie më e moshuar se ju.
Një studim i kryer pak kohë më parë në Hong Kong ka zbuluar se gratë që hanë më shumë se sa duhet mund të jenë të predispozuara ndaj disa rreziqeve shëndetësore, si vetë ashtu edhe foshnja që ata do të sjellin në jetë.

Gjatë studimit është zbuluar se nëse një grua fiton shumë peshë gjatë shtatzënisë, mund të ketë efekte negative për fëmijën.

Në rreth 900 çifte nënë-fëmijë, që ishin pjesë e studimit, u zbulua se te gratë që kishin fituar shumë peshë gjatë shtatzënisë, vërehej që foshnjat e tyre të shfaqnin rrezik të presionit të gjakut.

Gjiashtu, studime të mëparshme kanë treguar se kur një i porsalindur ka peshë më të madhe se sa duhet, mund të jetë i rrezikuar nga makrosomia.

Por jo vetëm fëmijët nuk duhet të kenë peshë më të madhe, çka do të çonte në rreziqe kardiometabolike. Nga ky studim u zbulua gjithashtu se gratë që shtojnë shumë peshë në shtatzëni, lindin pasardhës me nivel të ulët të sheqerit në gjak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë