Keshilla

Mos bini të flini të zemëruar: Pse është e rrezikshme për shëndetin

Kur jemi zgjuar, kemi mundësinë të përpunojmë emocionet negative dhe t'i largojmë ato por ndërsa shtrihemi për të fjetur ndërkohë që vazhdojmë të jemi të nevrikosur, ato ndjenja rriten dhe si pasojë ne i shkaktojmë vetes disa probleme.

Zemërimi të prish gjumin

Stresi, zemërimi apo dhe ndjenja të tjera shkaktojnë shqetësime të ndryshme. Ndërkohë që ju përpiqeni të flini, zemërimi është aty dhe shkakton një gjumë të keq. Është vërtetuar se gjumi i keq mund të sjellë më shumë zemërim. Ka të ngjarë të zgjoheni të rraskapitur në vend që të jeni të qetësuar.
Në këtë rast, zemërimi çon në gjumë të keq dhe gjumi i keq çon në më shumë zemërim, duke formuar një cikël që askush nuk dëshiron ta gjejë veten.

Zemërimi është i rrezikshëm për shëndetin tuaj

Shkencëtarët tashmë kanë përcaktuar që cilësia e gjumit ndikon në shëndetin e përgjithshëm të dikujt. Normalisht, gjumi vepron si "terapi brenda natës", duke stabilizuar emocionet në mënyrë që të mund t'i përballojmë më mirë ndjenjat tona të nesërmen. Por zemërimi dhe stresi intensiv mund ta rrezikojnë këtë proces. Emocionet negative lëshojnë hormone të stresit, duke ju bërë më nervoz dhe shumë simptoma shqetësuese mund të vijnë së bashku me këtë. Në planin afatgjatë, kjo mund të çojë në pagjumësi dhe makthe ose, në rastet më të këqija, probleme të shëndetit mendor, si depresioni.

Eshtë më e vështirë të harrosh eksperiencat e këqija pasi fle

Studiuesit pretendojnë se ne jemi më pak në gjendje të harrojmë një eksperiencë të keqe pasi flemë sesa para se të flemë.
Gjumi zmadhon çdo emocion, mendim dhe problem. Kur flemë, truri ynë përpunon informacione të reja dhe i ruan ato në kujtesën tonë të shkurtër dhe afatgjatë. Gjatë gjumit, zemërimi hyn në kujtesën tonë afatgjatë dhe mund të ketë një efekt afatgjatë. Një përvojë e keqe zvogëlohet shumë nëse qëndrojmë zgjuar pas saj, ndërsa gjumi "mbron" reagimin negativ emocional. Kur ndjenjat e këqija futen në kujtesën tuaj, do të jetë shumë më e vështirë t'i harroni ato në të ardhmen.

Zemërimi vret sinqeritetin

Dihet që orët e vona janë delikate dhe nxjerrin në pah shumë ndjenja. Psikologët thonë se zemërimi në orët e vona shkatërron marrëdhënie pasi njerëzit ndërthurin ndjenjën e zemërimit me sinqeritetin dhe krijojnë një ambient toksik që nëse vazhdon, krijon krisje dhe kjo shndërrohet në më shumë zemërim.

I dërgon një mesazh negativ personit përballë

Nëse në mes të një debati ju vendosni thjesht të largoheni duke bërë një gjest që tregon zemërimin tuaj, ju po dërgoni një mesazh që vlerësoni "fitoren" në konflikt më shumë sesa mbajtjen e një marrëdhënie të shëndetshme me personin me të cilin po grindeni. Ju mund të mos jeni duke e treguar atë me qëllim, por kjo është shpesh ajo që zemërimi bën. Mënyra se si i trajtoni mosmarrëveshjet mund të forcojë ose prishë marrëdhëniet tuaja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë