Lajme

Mori 50 mijë lekë dhe iku me vrap, grabitësi “blindon” Tiranën

Vjedhja e një shume prej 50 mijë lekësh të reja, ose 500 mije lekësh të vjetra ka blinduar ditën e sotme Tiranën, me dhjetëra forca policie.

Grabitja ka ndodhur këtë mbrëmje filialin e njw pike kredish në zonën e Komunës së Parisit.

Uniformat blu sqarojnë se një person i maskuar ka marrë një shumë prej rreth 50 mijë lekë të reja dhe është larguar me vrap. Sipas informacioneve autori ishte i maskuar me një kapuç ndërkohë që dyshohet që në duar të mbante një levë.

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë