Shumë kërëshëri për zotëruesit e kriptomonedhave e sidomos atyre të Bitcoin këtë javë.
Luhatjet e mëdha dhe rënia e vlerës së Bitcoin në pikën e vdekjes, patën shpresën e vetme për rigjallërim, konferencën ‘Consensus 2018’. Parashikimet e demave të Bitcoin si Tom Lee i ‘Fundstrat Global Advisors’ ,etj ishin se ky treg do të merrte hov me mbajtjen e konferencës.
Mjerisht, as një treshe si Lamborghinët (të marra me qira), një grup jahtesh me 1.000 persona dhe një shfaqje nga reperi 46-vjeçar Snoop Dogg nuk mund të parandalojë vlerën në rënie të monedhave virtuale që ka shkuar në 52 miliardë dollarë që nga 11 maji.
Bitcoin, monedha virtuale më e njohur , ka rënë 5.2% këtë javë në 8,003.60 dollarë edhe pse Arthur Hayes – kreu ekzekutiv i shkëmbimit të kriptove që ka marrë me qira Lamborghinët, parashikoi një rritje deri në 50,000 dollarë deri në fund të vitit.
Rënia e kësaj jave është larg prej ekstremeve të standardeve të kriptovalutës, por rezistenca e tregut ndaj reklamës së Javës të Blockchainit thekson një nga argumentet e përmendura shpesh nga pesimistët e monedhës virtuale: se shumica e blerësve potencialë janë bërë bashkë tashmë pas rritjes epike të vitit të kaluar.
Derisa demat tregojnë për një rezervuar të madh të kërkesave që janë shtypur nga menaxherët e fondeve profesionale, është shumë e qartë se rregulloret në SHBA-ve dhe vendeve të tjera do të evoluojnë në mënyrë që të tërheqin investitorë institucionalë. Shumë profesionistë të Wall Street-it e hodhën poshtë tregun si një flluskë spekulative, ndërsa Warren Buffett e krahasoi Bitcoin me “helmin e miut në çark “
Për Sunny Lu, shef ekzekutiv i blockchain në kompaninë VeChain Tech dhe një prej folësve në konferencë, humbjet e kësaj jave mund të kenë qenë rezultat i pritshmërive jo të kënaqshme të Konferencës Consensus 2018.
“Cilësia e projekteve dhe folësve nuk ishte aq e mirë sa pritej,” tha Lu. “Mendoj që njerëzit u zhgënjyen.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.