Shkencë

Momenti kur Covid-19 infekton një qelizë fiksohet për herë të parë në foto

Momenti i saktë kur virusi Covid-19 infekton një qelizë është fiksuar në një seri fotografish nga një ekip studiuesish brazilianë duke përdorur një mikroskop elektronik të fuqishëm. Ekspertët e Fondacionit “Oswaldo Cruz” në Brazil i shkrepën fotografitë e mahnitshme ndërsa studionin mënyrat se virusi shumëfishohet dhe përhapet. Pasi hulumtoi në uebfaqjen e këtij Fondacioni, Gazeta "Si" ju sjell në një seri pamjesh momentet që kur grimca të shumta të virusit vdekjeprurës tentojnë të hyjnë në një qelizë, derisa hyjnë brenda saj.
Studiuesit përdorën një pajisje që u lejon atyre të zmadhojnë objektet deri në dy milionë herë më shumë se madhësia e tyre normale, duke i lejuar ata të futen thellë brenda qelizës dhe të shohin virusin.

Imazhi më i rëndësishëm i fotografuar nga studiuesit në Brazil tregon momentin kur Covid-19 fillon të hyjë në qelizë - siç shihet nga pikat e zeza.

Në imazhin e dytë mund të shihni disa grimca të virusit që përpiqen të infektojnë citoplazmën e qelizës brenda qelizës – aty ku virusi mban materialin gjenetik dhe kjo shënon edhe fillimin e infeksionit.

Në imazhin e tretë grimcat virale kanë infektuar qelizën, moment në të cilin mund të themi zyrtarisht s e një person është i infektuar.

Institucioni kërkimor brazilian “Fiocruz” tha se qelizat e përdorura në studim vinin nga majmuni jeshil afrikan, jo nga njerëzit. Kulturat qelizore nga majmuni i gjelbër afrikan, një specie primati që gjendet në Sudan dhe Etiopi, shpesh përdoren në testet laboratorike. Ndër tre imazhet e fiksuara, ai më i rëndësishmi tregon momentin kur Covid-19 fillon të hyjë në vetë qelizën.
Në njërën nga pamjet mund të shihni disa grimca të virusit që përpiqen të infektojnë citoplazmën e qelizës, vendin ku ai mban materialin gjenetik.
Në një imazh tjetër grimcat virale kanë infektuar qelizën, që korrespondon me momentin kur një njeri mund të thotë se tashmë është i infektuar.
Shkencëtarët përdorën viruse të izoluara nga mostrat e mbledhura nga hunda dhe fyti i një pacienti të infektuar me Covid-19. Qelizat e infektuara u dërguan më pas në një laborator, ku u inspektuan nën një mikroskop elektronesh (mikroskop elektronesh është ai që përdor një rreze elektronesh të përshpejtuar si burim ndriçimi) për të kapur momentin e infeksionit.
Pikat e errëta në imazhet e fiksuara nga studiuesit tregojnë virusin SARS-COV-2. Institucionet kërkimore në të gjithë botën janë duke studiuar virusin në detaje në mënyrë që të përpiqen dhe të zbulojnë se si ta ndalojnë atë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë