Ne rrjet

Momenti kur Boris Xhonson mësoi për fitoren… (fotogaleri)

Ky është momenti kur Boris Xhonson kuptoi se i kishte çuar konservatorët në Britaninë e Madhe drejt fitores më të madhe në 100 vitet e fundit, që nga koha e Margaret Thatcher.

Kryeministri ishte aq i bindur për fitoren se nuk hartoi një fjalim për dorëheqjen, siç kanë bërë paraardhësit e tij.

Por ai besonte se do ta udhëhiqte qeverinë me një shumicë të thjeshtë prej dhjetë deputetësh, pa e ditur se do të merrte më shumë se 60 vende nga sa i duheshin.

Kryeministri britanik, Boris Xhonson. Gazeta Si, 2019

Dhe ndërkohë që priste të mësonte për fatin e tij të enjten në mbrëmje, i ulur në tavolinë e vjetër të Znj. Thatcher në katin e parë të Downing Street, Xhonson priti i heshtur me duart e kryqëzuara.

Pavarësisht se kishte drejtuar një fushatë të sofistikuar , ai nuk mund t’i shpëtonte frikës se mund të përsëriste katastrofën zgjedhore të Theresa May-it në vitin 2017.

Por Xhonson është tanimë udhëheqësi më i suksesshëm i konservatorëve në dekadën e fundit, falë një rezultati të jashtëzakonshëm, të nxitu edhe nga vendimi i njerëzve për t’i dhwnw fund sagës sw daljes nga BE-ja.

Kryeministri britanik, Boris Xhonson. Gazeta Si, 2019

Sapo mori vesh lajmin e fitores, ai u çua i rrëmbyer nga lumturia, duke mundur të thoshte vetëm “ia dolëm”, ndërkohë që miqtë, stafi dhe të afërmit u afruan për ta uruar. Pa u çuar nga tavolina Xhonson festoi më pas në mënyrë tradicionale britanike, me pule shtëpie të gatuar nga e dashura Carrie Symonds.

Kishte qenë një fushatë dërrmuese, por asgjë nuk e ndaloi kryeministrin të dilte jashtë “Downing Street” të përshëndeste gazetarët, mbështetësit dhe pjesën tjetër të stafit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë