Futboll

Modriç shmang burgun duke paguar gjobën në Spanjë

Luka Modriç ka arritur marrëveshje me Prokurorinë e Përgjithshme të Spanjës lidhur me akuzën për evazion fiskal, që është ngritur kundër tij. Lojtari i Real Madrid është deklaruar fajtor për mashtrim të Thesarit të shtetit spanjoll, duke mos deklaruar shumën e 870.728 eurove të marra nga të drejtat e përdorimit të imazhit.  Sipas medieve spanjolle, Modriç nuk ka deklaruar rreth 290 mijë euro në vitin 2013 dhe 579 mijë euro të tjera në vitin 2015.

Fshehjet e të ardhurave janë bërë përmes kompanisë, SARL.Kompania është me seli qendrore në Luksemburg dhe menaxhohet nga Vanja Bosniç. Përgjatë hetimit të strukturave të krmit financiar në Spanjë ishte zbuluar se Modriç nuk i kishte deklaruar të gjitha të ardhurat e përfituara. Me kroatin u lidh marrëveshja që e detyron atë të paguaj 40% të të ardhurave të pa deklaruara në mënyrë që t’i shpëtoj dënimeve të tjera më të rënda të parashikuara.

Sipas përllogaritjeve, Luka Modriç do duhet të paguaj një shumë që shkon deri në 400 mijë euro për të shmangur penalitetet e tjera që shkonin deri në burgim. Më herët të njëjtin problem si futbollisti kroat, kanë pasur Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, por dhe Jose Mourinho. Dallimi i vetëm është se Ronaldo dhe Messi akuzoheshin për shuma akoma dhe më të mëdha. Sipas medieve spanjolle këto raste të përsëritura janë kthyer në një çështje që njollos futbollin spanjoll, që prej më shumë 10 viet dominon në arenën Europiane. Luka Modriç është duke përjetuar momentin më të mirë të karrierës së tij. Kroati shkoi deri në finalen e Kampionatit botëror, “Ruai 2018”, u shpall dhe lojtari më i mirë i eventit. Ai, bashkë me Ronaldo dhe Salah janë pretendent për të fituar Topin e Artë këtë sezon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë