Futboll

Modriç flet për Topin e Artë, Interin dhe kampionatin botëror

I cilësuar si një nga më të mirët e kampionatit botëror, “Rusi 2018” dhe një nga emrat më të përfolur në merkato, Luka Modriç është ndalur të flasë për të gjitha këto çështje. "Kampionati Botëror më ka lodhur fizikisht dhe mendërisht. Por tani ndihem më mirë çdo ditë që kalon."- shprehet Luka Modriç pas në ndeshjes së Ligës së Kampionëve, ku Real Madrid fito3-0 ndaj Romës.

Përtej kësaj ndeshje, Modriç ka folur edhe për atë që ndodhi gjatë verës dhe merkatos. “Ishte një verë e mbushur me emocione por edhe shumë e lodhshme.” thotë Modriç që kujton rrugën e Kroacisë së tij në Kupën e Botës në Rusi, duke kulmuar me finalen e humbur kundër Francës. Të gjithë e dinin që Modriç vinte nga një kampionat botëror që konsumoi shumë fizikisht dhe mendërisht, por tashmë ai ka filluar ta marrë veten edhe pse do duhet të vijojë të rritet në nivelin e performancës së tij për të kapur ritmin e shokëve të ekipit.

Një Modriç me ritme "normale" bëhet një lojtar i nivelit më të lartë dhe këtë gjë të gjithë e dinë. Interi është shumë i vetëdijshëm për këtë, pasi ata janë përpjekur të sigurojnë ta marrin kroatin deri në fund të merkatos, por të njëjtën gjë bëri edhe Real Madrid që nuk e lëshoi.

Për atë që Kroacia bëri në botëror, të gjithë thonë se Modriç duhet ta fitojë “Topin e Artë”. Por Modriç nuk ka shqetësime në këtë drejtim, teksa thotë se nuk e ka obsesion fitimin e këtij trofeu individual: "Topi i Artë nuk është një obsesion: nëse unë do ta fitoj do të isha shumë e lumtur, nëse nuk do ta fitoj, jeta ime do të vazhdojë gjithsesi.”- shprehet futbollisti kroat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë