Politike

Mitsotakis për vizitën e Ramës të dielën: Nuk është i ftuari ynë. Ardhja e tij në Athinë, e panevojshme

Reagimet e qeverisë greke për fushatën elektorale të Edi Ramës, e cila nis nga Athina, janë përcjellë gjithë formalitet, ndërsa çështja e burgosjes së Fredi Belerit mbetet e hapur, duke i çuar marrëdhëniet mes dy vendeve në pikën më të keqe të kohëve të fundit.

Me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës  që ka mbetur në burg ndërsa është kandidat për Parlamentin Europian nga Demokracia e Re, kryeministri i Shqipërisë ka njoftuar synimet e tij në një video të postuar në Facebook, e cila ka ngjallur reagime të forta nga të gjitha drejtimet.

Në intervistën që Kyriakos Mitsotakis i dha të mërkurën (8/5) Antonis Schroiter, duke iu referuar ardhjes së afërt të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Greqi, ai theksoi se nuk është i ftuar nga qeveria dhe se po vjen për të folur me bashkatdhetarët e tij: “Është e drejtë e tij, një zgjedhje që më duket mjaft e panevojshme, prandaj thashë që është një zgjedhje e panevojshme. Kemi probleme me marrëdhëniet greko-shqiptare”, tha ai duke shtuar se çështja e ndalimit të Fredi Belerit është europiane, jo dypalëshe.

Për takimin në të cilin do të jetë Edi Rama, ai tha se nuk do ta ndalojnë... / Marrë nga: cnn.gr


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë