Gazeta Si – Kuvendi i Partisë Demokratike miratoi sot ndryshimet në 8 pika të statutit duke votuar nen për nen dhe në tërësi.
Në momentin e votimit nga 1564 delegatë me të drejtë vote, 1464 delegatë ishin të pranishëm në sallë. Në statut është shtuar një komision që do të seleksionojë kandidaturat për deputet ose kryetar bashkie, dhe do të bëjë një filtër të emrave të cilat më pas do të futen në primare.
Pra, në primare nuk shkon kushdo, por kush kalon sitën e këtij komisioni. Ndërsa mbetet i pandryshuar “neni Basha” çka do të thotë se kryetari i partisë duhet të japë dorëheqjen në rast të humbjeje zgjedhore.
Duke pranuar problemet e hershme të listës së anëtarësisë, PD imponon në statut digjitalizimin e listave dhe përditësimin e tyre çdo dy vjet.
Mes ndryshimeve të tjera që prekin statutin e PD janë, rritja nga 30 në 40% i përfaqësimit të grave në lista si dhe parashikimi që anëtarët demokratë në këshillat bashkiakë të jenë edhe në kryesitë e degëve.
“Në tërësi, grupi i punës vlerësoi se statuti i punës garanton funksionimin demokratik, respekton standardet e partisë me ato simotra të Evropës, se pushteti në PD i përket anëtarëve të saj dhe jo strukturave”, tha Bardhi.
Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pas votimit për anëtarët e rinj të këshillit demokrat, tha se kandidatët në lista përfaqësojnë elitën poltike të Shqipërisë.
Sipas tij, kjo e bën të vështirë zgjedhjen, pasi kandidaturat janë të shkëqyera theksoi ai dhe janë të ndara në 3 kategori. Sipas tij ripërtëritja do të bëhet në të gjitha seksionet.
Risitë dhe ndryshimet kryesore në Statut:
1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj.15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.
2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.
3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.
4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.
5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).
6. Njohja e një statusi të barabratë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.
7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.
8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje