Menaxhim

Miratohet skema e mbështetjes në bujqësi, shtohen dhe bimët medicinale. Denaj: Nafta nuk do të jepet më me bidonë por me lekë në llogari

Nga Gazeta ‘Si’- Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj njoftoi pas mbledhjes së qeverisë se është miratuar skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi.

Denaj bëri me dije se në skemë janë përcaktuar 8 masa dhe fondi synon të mbështesë më shumë se sa 70 mijë fermerë.

Ajo theksoi se nafta për bujqësinë dhe mbështetja e drejtëpërdrejtë e subvencionit do të vijojë me të njëjtat kritere por paratë fermerëve këtë vit do t’u kalohen në llogari.

“Këtë vit nuk do të mundësohet më naftë dhënë me bidona apo kartë por lekë në llogari. Po punojmë për një mbështetje nga sektori bankar për ato llogari të fermerëve që janë përfitues të naftës. Dua të theksoj që kriteret e naftës vijojnë të jenë të lidhura me sipërfaqen e tokës ku jo më pak se 1 HA për fermë do të jetë produktiviti minimal i mbështetur”, citoi Denaj.

Ajo gjithashtu bëri me dije se këtë vit në skemën kombëtare janë përfshirë edhe bimët mjekësore ku mbështetja do të jetë me një vlerë prej 30 mijë lekë/HA.

Aplikimet pritet të çelen në fund të muajit mars, dhe sipas Denajt, data e synuar është 27 marsi, me synimin që të gjenden hapësira për të mbështetur të gjithë aplikantët.

Tetë masat e përcaktuara në skemë:

-Mbështetja për lopët në vlerën e 10 mijë lekë/krerë për tufa mbi 10 krerë

-Bagëtitë e imëta me mbështetje 1200 lekë/krerë për tufa mbi 100 krerë/fermë

-Bletaria në vlerën 1000lekë/zgjua ku ferma duhet të ketë të paktën 50 zgjoje

-Mbështetjet për perimet, luleshtrydhet dhe serat me një vlerë 200 mijë lekë për HA por jo më shumë se dy sezone

-Mbështetja për bimët mjekësore me një vlerë 30 mijë HA dhe këtu jo më pak se 1 HA të kultivuar

-Kriteret e naftës vijojnë të jenë të lidhura me sipërfaqen e tokës ku jo më pak se 1 HA për fermë do të jetë produktiviti minimal i mbështetur.

-Mbështetje për certifikimin e fermave organike


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë