Menaxhim

Miratohet Kodi i ri Rrugor: Heqje patente përgjithmonë për drejtuesit e dehur. Masa dhe për shoferët e rinj

Nga Gazeta ‘Si’-  Nga 7 gushti hyjnë në fuqi ndryshimet e reja të Kodit Rrugor, me gjoba më të larta dhe masa më të forta për shkeljet e rënda.

Shoferët që përsërisin drejtimin në gjendje të dehur dhe kapen me mbi 0.5 gram alkool për litër gjak do të humbasin patentën përgjithmonë. Drejtuesit pa leje drejtimi do të kenë kufizime për regjistrimin në autoshkollë, ndërsa për të miturit ndalimi zgjatet edhe pas moshës 18 vjeç.

Shoferët e rinj, gjatë dy viteve të para, nuk do të lejohen të konsumojnë alkool dhe do t’i nënshtrohen kufijve më të ulët të shpejtësisë: 90 km/orë në autostrada dhe 80 km/orë jashtë qendrave të banuara.

Rriten gjithashtu gjobat për shpejtësinë, garat dhe manovrat agresive, ndërsa përdorimi i celularit dy herë brenda një viti sjell pezullim të patentës për tre muaj.

Rregullat e reja për përdorimin e telefonit vlejnë edhe për biçikletat, motorët deri në 50 kubikë dhe monopatinat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë