Ka ndodhur

Miratohen kriteret/ Pajisja e identifikimit elektronik do përdoret nga persona jopartiak të trajnuar nga KQZ

Identifikimi biometrik për zgjedhjet e 25 prillit është shtrirë në të gjithë vendin.  KQZ vendosi sot që përdorimi i pajisjes së identifikimit elektronik të bëhet nga persona të trajnuar dhe apartikë që do të përzgjidhen nga nënkomisionerja Pelinku, nëpërmjet disa kritereve. Ndërkaq votimi dhe numërimi elektronik është vendosur edhe në ZAZ nr 40 në Kryeqytet.
Gjithashtu nga KQZ është bërë me dije se brenda 24 orëve do të hapet thirrja për përzgjedhjen e 5200 personave të cilët do të përdorin pajisjet e identifikimit elektronik të votuesve (PEI).

Kriteret që duhet të plotësojnë operatorët që do të monitorojnë zgjedhjet duhet të jenë:
-arsimi  i mesëm, e drejta për të qenë zgjedhës.
-të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. -të mos jetë anëtar i strukturave drejtuese të ndonjë partie politike.
-të mos ketë qenë i përfshirë publikisht në veprimtari dhe aktivitete politike dhe elektorale për llogari të një subjekti zgjedhor në 5 vitet e fundit.
-të ketë njohuri dhe aftësi minimale të përdorimit të pajisjeve të teknologjisë së informacionit si kompjuter, smartphone, etj.

Komisioni Rregullator në KQZ ka deklaruar se nëse operatorët teknikë bëjnë deklarim të rremë të të dhënave do të mbajnë përgjegjësi penale ose administrative, ndërsa shpërblimi që do të marrin operatorët për punën do të jetë 9 mijë lekë.
Ndërkaq operatorët teknikë do të votojnë në qendrat e votimit ku janë caktuar për të monitoruar pajisjen teknologjike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë