Ne rrjet

Ministrja me tetë klasë në Itali, Renzi: Jemi krenarë!

Emërimi i Teresa Bellanova si ministrja e re përgjegjëse për Politikat Bujqësore, Ushqimore dhe Pyjore duket se është kthyer në skandalin e parë për qeverinë "Conte 2" për shkak të nivelit të ulët arsimor të Bellanovës.

Kjo zgjedhje është komentuar pafund në vendin fqinj për shkak të CV-së së saj dhe faktit se ka vetëm 8 klasë shkollë. Shumë prej komentuesve e kanë quajtur Bellanovan të padenjë për të mbajtur postin e ministres.

Deputetja e Partisë Demokratike në nga Puglia, dikur Zëvendës Ministre e Zhvillimit Ekonomik në qeveritë Renzi dhe Gentiloni, është e njohur për angazhimin e saj për dekada të tëra për të luftuar fatkeqësitë dhe punësimin e paligjshëm. Pasi la shkollën në moshë të vogël për punuar si punëtore në fermë, ajo filloi karrierën e saj si sindikaliste në moshën 20 vjeç, për t’u bërë më pas koordinatore rajonal për të drejtat e grave. Më pas ajo është emëruar sekretare e përgjigjshme e Federatës së Punëtorëve dhe ka shërbyer 3 legjislatura si deputete.

Teresa Bellanova, Gazeta Si, 6 shtator 2019

Por ministrja e Bujqësisë iu përgjigj akuzave dhe kritikve për veshjen e një fustani të papërshtatshëm gjatë betimit të qeverisë së re duke thënë se eleganca nuk përcaktohet nga gjykimi i njerëzve "mendjengushtë".

Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, ndërsa nuk kanë munguar as personazhet publike si Matteo Renzi që i kanë dalë në mbrojtje ministres së re.

Ish-kryeministri foli për këtë çështje me një postim të gjatë në Facebook, duke shkruar se : "Kushdo që fyen Teresa Bellanova për veshjen e saj, për fizikun e saj, për historinë e saj si një punëtore bujqësie që është bërë sindikaliste dhe më pas ministre nuk është i denjë për një polemikë publike është thjesht një person i varfër. Unë shpreh një dëshirë për ata që tallen me karakteristikat fizike (pothuajse gjithmonë të grave, kush e di pse): Uroj të keni fatin të përjetoni në të paktën një herë emocionet e bukurisë dhe çudisë që njerëzit përjetojnë kur dëgjojnë Teresën, pasionin e saj dhe historinë e saj", deklaroi ai.

Teresa Bellanova, Gazeta Si, 6 shtator 2019

Pas tij reagoi edhe kryetari i Partisë Demokratike Nicola Zingaretti, i cli deklaroi se partia e tij ishte më krenare se kurrë që kishte zgjedhur Teresa Bellanovam si ministre të Bujqësisë.

"Krenar për Partinë Demokratike që sjell një ish-sindikaliste në qeverinë e vendit. Bellanova ka tetë klasë, por ka studiuar luftën mes klasave sociale. Ajo shpesh ka shumë ide të ndryshme nga të miat dhe kjo është arsyeja për të cilën unë e respektoj më shumë", shkruan ai në një reagim në Facebook

Ndër fyerjet në mediat sociale mbi zgjedhjen e saj të veshjeve për ceremoninë e betimit në Pallatin Quirinal të enjten ishin ato të ish parlamentarit Daniele Capezzone i cili deklaroi se Bellavova ishte veshur si për karnevale. Por komentet e tij bënë qe Capezzone të akuzohej për seksizëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë