Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje të gjitha mediave dhe gazetarëve, që të dorëzojnë pranë këtij institucioni pasaportat diplomatike.
Në njoftimin për shtyp kërkohet që gazetarët që janë pajisur me pasaporta shërbimit të vlefshme, duhet t’i dorëzojnë ato pranë MEPJ-së, në të kundërt Ministria e Jashtme do të jetë e detyuar të marrë masa, duke i nxjerr ato të pavlefshme.
"Njoftojmë punonjësit e mediave në vend, të cilët janë të pajisur me pasaporta biometrike shërbimi të vlefshme, të kryejnë menjëherë dorëzimin e tyre", njofton Ministria e Jashtme. "Në rast moszbatimi të udhëzimit për dorëzim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të jetë e detyruar që, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 12.06.2019 «Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit », pika 5, 6 dhe 7, t’i nxjerrë të pavlefshme këto pasaporta."
Dorëzimi i pasaportave diplomatike raportohet se do të kryhet pranë në Drejtorinë e Çështjeve Konsullore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.