Mendim

Ministri grek: Emigrantët, “kokë turku” si hebrenjtë!

"Refugjatët dhe emigrantët do të bëhen kokë turku, si hebrenjtë në të kaluarën". Ky ka qënë paralajmërimi i ministrit alternativ të jashtëm grek, Georgios Katrougalos. 

I pyetur mbi shkaqet e vërteta të krizës së emigrantëve dhe pabarazive, deklaroi se refugjatët mund të jenë viktimat e radhës së rendit botëror. Duke folur në një seminar të organizuar në Athinë nga Komiteti Europian, ministri grek doli kundër politikave shtrënguese duke thënë se Europa po përsërit gabimet e bëra në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore.

“Në vitet 1960 - tha ai - shkalla më e lartë e taksave për të ardhurat prej më shumë se 1 milion euro ishte 60% ndërsa sot është 30%. Kjo nuk është vetëm një pengesë e rëndësishme për njerëzit e pasur, por është gjithashtu një goditje ndaj aftësisë së shtetit për të financuar strukturat e tij shoqërore".

"Këto tendenca afatgjata u përkeqësuan gjatë krizës së emigrantëve, për shkak të përpjekjes për ta trajtuar atë përmes kursimeve, veçanërisht në periferi të Europës. Kjo jo vetëm që rriti pabarazitë brenda vendeve të BE-së, por edhe hendeku midis ekonomive të forta të Europës Qendrore dhe atyre Lindore u zgjerua, "tha Katrougalos.

Georgios Katrougalos dhe kryeministri slovak 

"Kjo përfaqëson një ironi historike: Europa po përsërit të njëjtat gabime që bëri mes dy luftërave. Në atë kohë, këto politika rezultuan në zvogëlimin e klasës së mesme, e cila u në atë “kokë turku” për trajtimin e krizës 1929”, deklaroi zyrtari grek. "Në atë kohë, demagogët bënin kurban hebrenjtë, në vend që të merreshin me shkaqet e vërteta të krizës, të cilat çuan më pas në periudhën më të errët të kontinentit.

Ai shpjegoi se në të njëjtën kohë, në anën tjetër të Atlantikut, Roosevelti zbatoi politikat e kundërta, duke i dhënë përparësi modelit social dhe duke e bërë Amerikën kombin më të fuqishëm në botë.

Duke iu referuar krizës moderne të BE-së, ai tha se Europa u përpoq ta trajtonte nëpërmjet masave shtrënguese, ndërsa SHBA-ja dhe Japonia ndoqën një logjikë ndryshe, duke rritur pagat dhe duke fuqizuar programet e mbrojtjes sociale, në veçanti sistemin shëndetësor kombëtar.

“Masat shtrënguese të Europës rezultuan me përkeqësimin e kushteve të jetesës, ndërsa demagogët modernë janë tanimë të gatshëm të japin përgjigje të ngjashme me ato të periudhës së mes dy luftërave”, tha ai. Vetëm se këtë herë, dashi që do të bëhet kurban nuk janë hebrenjtë, por refugjatët dhe emigrantët".

Sipas Katrougalos, objektivi i zgjedhjeve të ardhshme të BE-së duhet të jetë rivendosja e modelit social, para se të gjitha vendet anëtarëve të përqafojnë nacionalizmin e artë dhe ta shndërrojnë njëherë e përgjithmonë Europën. I të njëjtim mendim duket se ishte edhe presidenti i Komitetit Europian, Luca Jahier, i cili tha se koha e reflektimit ishte e mbaruar.

"Kemi më pak se shtatë muaj për të nisur një kapitull të ri dhe për t’u siguruar se ajo që kemi arritur deri tani nuk do të rrënohej ", tha ai. Jahier vuri në dukje se kriza financiare e vitit 2008 dhe politikat fiskale që Europa adoptoi më pas, çuan në krizën e euros dhe transformoi eurozonën në një fushëbetejë midis kreditorëve dhe debitorëve.

"Këto politika krijuan një marrëdhënie toksike që do të helmonte thelbin e idealeve europiane, siç është parimi i solidaritetit", deklaroi ai. Zyrtari europian tha se shumë të rinj tani e shohin BE-në si armik që i ka privuar nga vendet e punës dhe nga një e ardhme premtuese.

"Politikanët populistë shfrytëzuan pakënaqësinë dhe formuan parti dhe lëvizje anti-evropiane," tha ai, duke shtuar se ata gjithashtu shfrytëzuan krizën e refugjatëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë