Deputetja Milva Ekonomi do të zëvendësojë Arben Ahmetajn si kryetare e Komisionit të Ekonomisë.
Propozimi u bë në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, pak para nisjes së seancës plenare për sesionin e ri parlamentar 2020.
Më pas Kuvendi e votoi me 84 vota pro Milva Ikonomin.
Arben Ahmetaj që drejtonte Komisionin e Ekonomisë më herët, u emërua Ministër Shteti për Rindërtimin.
Mbledhja e grupit të PS është drejtuar nga Taulant Balla, pasi kryeministri Edi Rama është në një vizitë zyrtare në Kiev të Ukrainës, në kuadër të kryesimit të OSBE nga Shqipëria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.