Në muajin dhjetor, qeveria europiane e futbollit refuzoi përkohësisht që të pranonte një propozim, ku kuqezinjtë zotoheshin të rregullonin bilancet në tre vitet e ardhshme dhe vendosi që do të dilte me një vendim përfundimtar në fund të këtij sezoni.
Fundi erdhi, por jo lajmi i mirë për skuadrën e Milanit. UEFA njoftoi rrëzimin e asaj që quhet ‘Stettlement Agreement”.
“Organi i Kontrolit Financiar për Klube në UEFA vendosi të dërgojë për gjykim çështjen në ngarkim të skuadrës së Milanit, për shkelje të rregullave të Fair Play-t financiar, sidomos të rregullit për ruajtjen ekuilibrit të bilanceve mes shpenzimeve dhe arkëtimeve”, thuhet në komunikatën zyrtare të UEFA-s.
Drejtësia e UEFA-s do të shqyrtojë në muajin gusht sanksionet që do të ndërmerren ndaj kuqezinjëve, të cilët rrezikojnë përjashtimin edhe nga kupat e Europës, konkretisht Liga e Europës dhe veç kësaj shoqëria ka hyrë një periudhë paqartësie për të ardhmen duke paralizuar edhe merkaton.
Milani shpenzoi mbi 230 mln euro merkaton e kaluar duke afruar mbi 10 lojtarë, që nga Bonucci, Calhanoglu e të tjerë.
Pikërisht këto shpenzime të shfrenuara vendosën skuadrën përballë UEFA-s, që nisi një vëzhgim të hollësishëm të shifrave, që nga sezoni 2015.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.