Futboll

Milan përgatitet për Juventusin me mendjen te merkato

Pavarësisht rezultateve të mira në javët e fundit me dy fitore radhazi në kampionat dhe barazimit në Europa League, të gjithë te Milan e dinë që skuadra ka nevojë për ndërhyrje. Trajneri Gatuzo është duke bërë llogaritë për të menaxhuar lojtarët deri në muajin janar, aty ku besohet se do të ketë ndërhyrje në disa reparte.

Përveç rritjes së cilësisë, këtë periudhë Milan do duhet të duhet t’i bëjë ballë edhe dëmtimeve të shumta në disa reparte. Për ndeshjen me Juventus këtë të diele, Gatuzo duhet të eksperimentojë me disa lojtarë jashtë pozicioneve të tyre natyrale. Në sulm Higuain ka nevojë për një dublues tjetër përveç Kutrones që të paktën të garantojë 10 deri në 15 gola në sezon. Edhe mesi i fushës ka nevojë për disa përforcime, pasi Lukas Biglia nuk mund të garantojë një rendiment të lartë për të gjitha ndeshjet në kampionat.

“El Pipita” është në periudhë riaftësimi dhe të gjithë në kampin kuqezi shpresojnë që të ai të jetë gati për sfidën me Juventus. Ndërkoha Lukas Biglia nuk besohet që të kthehet në fusha para muajit shkurt të vitit të ardhshëm.

Për këto dy reparte, drejtuesit e Milan janë duke menduar përdy emrat që mund t’i zëvendësojnë. Në sulm është një “dashuri” e vjetër për “djallin”,që quhet, Aleksandër Pato. Braziliani prej disa vitesh nuk luan në nivelet elarta, por sipas medieve italiane është një emër që po përflitet për një kalimnë janar te Milan. Pato luan në kampionatin kinez me Tianjin Quanjian dhekontrata i skadon këtë dhjetor. Braziliani e ka shprehur hapur dëshirën e tij përtë kaluar janarin e ardhshëm në Milano.

Disa gazeta italiane shkruajnë edhe përkontakte mes drejtuesve të Milan dhe agjentëve të Pato, por gjithsesi ditët eardhshme premtojnë akoma dhe më shumë zhvillime për kate çështje. Ndërkohë për Biglia, drejtori i Milan po mendon për njëemër shumë të njohur në Serie A, Paredes. Mesfushori argjentinas shikohet si njëzëvendësues natyral që jep akoma dhe më shumë energji në mesin e fushës përveçaftësive teknike që zotëron.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë