Futboll

Milan-Juve, shansi që kuqezinjtë të rihapin kampionatin

Java e 12-të e Serie A rezervon një nga klasiket e futbollit italian. Milan dhe Juventus përballen në Torino në një sfidë që pritet më eforta e sezoneve të fundit, duke parë rritjen e kuqezinjve. Me tre fitore rresht në ndeshjet e fundit, Milan do të udhëtojë drejt Torinos mbrëmjen e kësaj të diele me një mision të vetëm, të rihapë kampionatin. Juventus duket një makineri e pagabueshme këtë sezon, pasi në 11 javë kampionat ka lënë vetëm 2 pikë, në barazimin me Xhenovën, por sfidat me Milan gjithmonë kanë prodhuar surpriza.

Gatuzo më i fortë te Milan, gati për hapin e madh

Vetëm para disa javës, pas asaj humbje dramatike me Inter, stoli i Xhenaro Gatuzo ishte më i pasigurt se kurrë. Trajneri 40-vjeçar që e drejton Milan që prej mesit të sezonit të shkuar, tashmë është konsoliduar dhe duket më i sigurt në pozitat e tij. Në pesë ndeshjet e fundit Milan ka katër fitore dhe vetëm një humbje, duke u renditur pas 11 javëve në vendin e katërt në tabelë. Ky vend është objektivi sezonal për “djallin” që do e çonte sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. Një fitore me Juventus përveç tre pikëve dhe serisë pozitive, ka rëndësi shumë më të madhe. Fitore me Juventus për Milan do të thotë se rihap kampionatin dhe që të paktën mund një rivalet e përjetshëm në këtë fazë të parë që do të thotë një sinjal shumë pozitiv për tifozët. Milan do të ketë shumë mungesa në këtë ndeshje, ku të konfirmuar që nuk do mund të luajnë janë Bilia, Bonaventura dhe Musakio. Një rikuperim i rëndësishëm për Xhenaro Gatuzon është rikthimi në fushën e lojës i Gonzalo Higuain.

Juventus kërkon të marshojë

Ajo humbje me Mançester Juajtid duket sikur ka ulur me këmbë në tokë drejtuesit, futbollistët dhe në tërësi gjithë ambientin bardhezi në Torino. Juventus nuk kërkon që humbja në raundin e katërt në Ligën e Kampionë vetë jetë një shkas për krizë brenda në ekip dhe ku ka më mirë se trishtimi i një humbje të largohet duke fituar me Milan. Pas 11 javëve të para, “Zonja e Vjetër” ka humbur vetëm dy pikë, por Inter dhe Napoli gjithashtu kanë bërë mirë dhe janë aty afër gati për të përfituar nga ndonjë hap fals. Pikërisht kjo është ajo ç’ka Masimo Alegri do të donte të evitonte dhe në mbrëmje me Milan do të kërkojë nga ekipi i tij tre pikët. Juventus nuk vuan nga dëmtime në prag të kësaj ndeshje dhe dilemat e vetme të Alegrit do të jetë nëse do të luaj që nga minuta e parë me Dybala-Ronaldo, apo argjentinasi do e nisë nga stoli.

Sfida starton që prej orës 20:45 dhe të gjithë presinnjë sfidë spektakolare për t’iu afruar sadopak kohëve të vjetra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë