Futboll

Milan dështon sërish, ndalet edhe nga Empoli

Do duhej të ishte mesjava perfekte, ku Milan të rikthehej te fitorja dhe tre pikët në Serie A. Por jo nuk ishte e thënë dhe kuqezinjtë, përsëri nuk ia dalin që ta mbrojnë avantazhin dhe ashtu si para tre ditësh, pak minuta para fundit janë barazuar. Këtë herë skuadra që ka prishur festën e skuadrës së Gatuzos ka qenë Empoli i rikthyer në elitë këtë sezon.

Ndeshja nisi mirë për Milan, që në minutat e para kontrollon lojën dhe është e rrezikshme në daljet e saj përpara. Që në minutën e dhjetë ekipi i Gatuzos do të kalonte në avantazh, duke përfituar nga një autogol, i Leonardo Capezzi që çoi në portën e tij një top të gjuajtur nga Biglia.

0-1 dhe Milan ndjehet komod me rezultatin, duke mos bërë shumë përpjekje serioze për të shënuar edhe një gol të dytë. Pjesa e parë me disa raste jo shumë të rrezikshme për gol në të dyja portat do të mbyllej në shifrat 1-0.

Në 45’ minutat e dyta pritej një Milan që ta mbyllte ndeshjen dhe të koleksiononte tre pikë shumë të rëndësishme. Por kjo gjë nuk ndodhi, pasi Empoli ka bërë mrekullinë duke i çuar shifrat në barazim. Suso përpiqet me çdo kusht që të shënojë për Milan dhe të kalojë kuqezinjtë në avantazh, por nuk ia del dot. Mbyllet gjithçka në barazim 1-1 dhe tashmë mund të thuhet me plot gojën që Milan është në krizë. Kuqezinjtë kanë grumbulluar vetëm 6 pikë në pesë ndeshje dhe ky i me Empolin, ishte barazimi i tretë radhazi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë