Ne rrjet

Mickovski: Nëse Bullgaria nuk lëviz nga qëndrimet e saj, do t’i kthehemi agjendës së brendshme

Nga Gazeta ‘Si’- Hristjan Mickovksi, lideri i VMRO-DPMNE-së i pyetur për ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht për fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Europian tha se qëndrimi i tij nuk ndryshon.

“Qëndrimi ynë për këtë çështje është i qartë. Nuk shoh se çfarë është kaq e tmerrshme që kemi një aneks të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, të kemi një aneks tjetër, në të cilin do të shohim se çfarë lloj parimesh përfaqësojmë dhe me çfarë do të dalim në ato bisedime. Siç është konceptuar tashmë e gjitha, ne nuk kemi ndërmend ta mbështesim”.

Sipas Mickoskit, nëse Bullgaria nuk është e gatshme të lëvizë nga qëndrimet e saj, atëherë, siç tha ai, do të kthehen në përmbushjen e agjendës së brendshme, ndërsa do të presë deri sa të ketë ndonjë qeveri të re në Sofje.

“Ne nuk po hyjmë në këtë proces për gjimnastikë politike apo për të treguar se sa të fortë jemi. Ne thjesht nuk besojmë se ky është procesi i duhur. Që procesi të jetë real, duhet të kemi një plan të qartë nga ana tjetër” tha Mickoski.

I pyetur nëse e ka fjalën për Bashkimin Europian apo Bullgarinë, Mickoski tha se BE-ja është ajo që e udhëheq këtë proces, ndërsa Bullgaria është vetëm një pjesë e saj. Në pyetjen se konstatimet e BE-së thonë se duhet të bëhen ndryshime në Kushtetutë dhe automatikisht duhet të fillojnë negociatat, Mickoski u përgjigj: “Mirë, por ato do të bëhen në ditën kur do të hyjmë në Bashkimin Europian”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë