Lajme

Meta viziton familjet e prekura nga tërmeti në Krujë

Pasi vizitoi Kalanë e Krujës ku pa nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti, presidenti Ilir Meta është ndalur në disa prej banesave në fshatin Hasanaj, që po ashtu janë dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Meta thotë se ndjekja e verifikimeve të para është e domosdoshme për zgjidhje të sigurta.
“Sot vizitova shtëpitë e disa familjeve në qytetin e Krujës dhe fshatin Hasanaj, të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndjekja e verifikimeve të para, e domosdoshme për zgjidhje të sigurta!”, shkruan presidenti Ilir Meta në “Facebook”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2658296250883298?__xts__[0]=68.ARBJIG_Ccz8b839BEz9tVXonE1pHVhykwddEbPRtemU2pdkYiRpNTQsDnLtAeCHm8ZWUZGe2fMvLDzFDbAcu_F5nEPVNbQu1A8iCBTrbK6EVQbSBN8nEhXEWEe4-REax72U8Q89YAaKLsMeIpkSLGBeh8ZdkrkErDt6AOSitYypfJY6koJ8LgW2DPMmF3PaeZxVfKuuKw79nxPK5x55YGpgbxN0JIj4E_ZJIyUUSPEtRhgO5t1Z5viD4nNsVeJjHvYpeeoDRw88Xuu1f6TUxMpqjkx2zk4Ud1DZ8B74NFTRMj5jSuh1XUzEkz9CiovOk1e2WVaC26wzDLzePg2wuW6F85E3l&__tn__=-R


Më herët, Meta ishte në Kalanë e Krujës ku u shpreh se gjendja e kalasë është shqetësuese për shkak se kemi të bëjmë me një monument të rëndësishëm.
“Gjendja është shqetësuese për arsye historike, pra ka një histori të lëvizjeve gjeologjike të vetë Krujës por në mënyrë të veçante pas situatës së krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit. Është një monument mjaft i rëndësishëm. Po punohet për të bërë të gjitha vlerësimet në mënyrë që të merren masa për të ruajtur këto vlera që janë edhe krenaria jonë kombëtare”, u shpreh Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë