Politike

Në prag arresti? Ilir Meta ‘harron’ Dumanin dhe paralajmëron: U gënjen mendja të ma marrin partinë, sot kam nevojë për besnikë

“I kërkoj falje të gjithëve. Por kjo është konventa e fundit e PL që nis me gjysmë ore me vonesë. S’do të ketë më konventë të PL, por do të kemi një konventë të re, një parti të re, që duhet përballë këtij regjimi mafioz që ka kapur çdo sektor dhe ka mbërthyer vendin. Që e gënjen mendja se do të marrë dhe vulën e PL dhe të shuaj opozitarizmin dhe garantojë diktaturën. Do të kemi raste për fjalime të bukura.”, tha Ilir Meta ne fillim të fjalës së tij në Konventën e PL.

Ilir Meta mbajti një fjalim të gjatë ku për herë të parë dominoi distancimi nga akuzat për Altin Dumanin, duke akuzuar indirect se ka tendenca për ti marrë partinë. Në kushtet kur po diskutohet një arrestim I tij, Meta ndër radhë dhe duke sjellë shembuj la të kuptojë se sot më shumë se kurrë ka nevoje për besnikë dhe njerez që ta duan pa kushte.

Meta kujtoi kohën kur tifozët e Selltikut e ndihmuan të kapërcente momentin e vështirë psikologjik.

“A e dini ju pse e dua unë Celltikun se në atë kohë që ngela vetëm edhe nga partia ime. Që isha i rrethuar më keq se Vojo Kushi e përditë kërcënohesha, e provokohesha. Si e përballova unë, se thoshin dhe atëherë që isha i çmendur e Luli ishte në rregull, se 7 x7  42. Tre gjëra më ruajtën ekuilibrin mendor, malet, Selltiku dhe Sasha (macja). Dhe jo vetëm lidhja prej Rudi Vatës. U takuam me tifozët e Selltikut në Sarajevë u thashë atyre Rudi Vata dhe ata u çmendën. Ditën tjetër më thotë Tedi Blushi shpërtheu tëitter, dërguan falënderime ata. Ata janë besnikë, e mbështesin Celltikun edhe më shumë kur humbet. Janë 3 milionë fansa. Morën çmimin si fansat më të jashtëzakonshëm. Vajtën në Seville 35 mijë përkrahës. Edhe Ilir Meta ka nevojë për besnikëri dhe jep fjalën që do ta çojë këtë betejë deri në fund. Kemi qenë të tradhtuar si opozitë, jemi zgjuar, nuk ka më natë. Edhe natën ditë. Që Shqipëria të shikojë dritë. Unë kam nevojë për dashuri pa kushte', u shpreh Meta.

Ilir Meta pati një mesazh në fjalimin e tij në Konventë, për të gjithë ata që kërkojnë që ai të largohet nga politka.

“Kushdo që Ilir Meta të largohet nga politika duhet të votojë 5 prioritetet. Kur të bëhen 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë atëherë do iki. Gjyshet tona në Skrapar na kanë mësuar malet e larta. Malet tona edhe më të larta kur kohët tona ishin më të vështira. Never give up', tha Meta.

Ai sulmoi ndërkombëtarët, tha se nuk e kishte larguar Kryemadhin dhe se ajo mund të garojë si deputete, solli shembullj me Stalinin dhe djalin e tij kur e pyetën se pse e ‘lëshoi’ bashkëshorten e tij në parti, si dhe solli histori të kohës së tij kur ishte kryeministër dhe President.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë