Politike

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, Berishës i hiqet fjala për gjithë ditën

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend ka nisur me tensione.

Opozita bllokoi menjëherë foltoren, ndërsa fjalën e mori lideri i PD-së, Sali Berisha.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se deputetët socialistë meritonin plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës të hedhur në protestë dhe menjëherë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i hoqi fjalën për gjithë ditën.

Gjatë tensioneve, Peleshi ka ndërprerë dy herë seancën. Kanë qenë deputetët e opozitës të cilët kanë tentuar të shkojnë pranë Peleshit por janë ndaluar nga Garda.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë