Politike

Meta, ndërkombëtarëve: Kujtojnë se jemi popull pulash, kush del kundër Presidentit, u dal përpara

Në fjalën e gjatë të mbajtur në Konventën e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kishte një mesazh edhe për ndërkombetarët.

“McGonigalët kujtojnë se ne jemi popull pulash që na thonë shkelni Kushtetutën e bëjeni fërtele. Kështu e bëni në vendet tuaja? I betoni anëtarët e Gjykatës Kushtetuese tek Lana? E zgjidhni Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota nga 84 që ka Kushtetuta

Nuk bëhen në një vend europian këto në vend anëtar. Prandaj respektin për partnerët që na respektojnë si popull, turp për McGonigalët.

Të dali ambasadori i Italisë dhe të diskutojë dekretin e presidentit të Republikës. Do e kisha shpallur non-grata, por vetëm prej marrëdhënieve me Italinë nuk e bëra. Nëse një ambasador diskuton dekretin e Bajram Begaj unë i pari do dal përpara ambasadës do mbledh njerëz. Sovraniteti i përket popullit. Nëndetësja 105 do kthehet në bazë. Kushtetuta do kthehet atje ku ishte. Të gjithë do kenë fatin e Dvoranit…”, tha Meta.

Më herët ai pati akuza ndaj Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

“Nuk dinte Ilir Meta si Luli dhe tarallaku të merrte nga 1 mln euro, 2 mln euro për të vënë të parin në Fier, të dytin atje apo këtu”, u shpreh kreu i PL-së në Konventë, duke shtuar se vetë zgjodhi të vendoste të parët në listat të rinjtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë