Politike

Meta takohet me Erdoganin: Mirënjohës Turqisë

Gjatë qendrimit në Sarajevë, për samitin e bashkëpunimit të Europës Juglindore, presidenti Ilir Meta është takuar përgjatë ditës së sotme me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

“Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë. Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese. Mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm”, shkruan Meta në një postim në Facebook.

Ky takim i dy presidenrtëve vjen pas një vizitë të presidentit Meta në Turqi më 3 maj, kur mori pjesë në inaugurimin e xhamisë së re të Stambollit Çamlica.

Ilir Meta me Presidentin e Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan.


Por ajo që ka rënë në sy, ka qenë mungesa e kryeministrit Rama, pasi ai ka qenë i pranishëm thuajse në çdo organizim me personalitete ndërkombëtare të presidentit turk, Tayp Erdogan.

Për herë të fundit, Rama dhe Erdogan janë takuar thuajse para 6 muajsh, pikërisht në valën e protestave studentore në Shqipëri, në 8 dhjetor. Ka qenë një vizitë informale, që gjithsesi mediat turke e pasqyruan si lajm, por pa dhënë detaje mbi rrethanat e takimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë