Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ndal këtë të martë në qytetin e Shkodrës, ku deklaroi se përpara Konventës që do të mbahet më 27 prill nuk pret asnjë befasi, përfshirë edhe SPAK-un. Ai shtoi se, nuk i druhet arrestimit nga SPAK, ndërsa vijoi akuzat ndaj kreut të këtij institucioni, Altin Dumani.
Nga Shkodra Meta pati edhe një mesazh për ndërkombëtarët, të cilët sipas tij i janë kundërvënë pas akuzave të tij ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Sa i takon zgjedhjeve të ardhshme parlamentare Meta tha se është gati të bëjë koalicion me Sali Berishën, ndonëse ky i fundit është shpallur “non grata” nga SHBA-të dhe që prej dhjetorit të vitit të shkuar ndodhet nën masën “arrest shtëpie”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.