Politike

Meta mbështet vendimin e qeverisë për zgjatjen e sezonit të provimeve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi një bashkëbisedim online me përfaqësues të Qeverisë, rektorë dhe profesorë të Universiteteve Publike në vend.

“Është tepër e rëndësishme, t'u garantohet studentëve zhvillimi i praktivave mësimore dhe laboratorike, të shtohen investimet e domosdoshme në teknologji e pajisje dhe t'u krijohen të gjitha kushtet për të pasur akses të plotë në internet, me tarifa të ulta, gjatë kësaj periudhe të vështirë.

I mirëpritur vendimi për të pranuar kërkesën e studentëve dhe rektorëve për të dhënë provimet në auditore dhe për të zgjatur sezonin e provimeve”, shkruan Meta në Facebook


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë